Zjarr në Serbi, humbin jetën gjashtë persona të së njëjtës familje, mes tyre 4 fëmijë

23 Gusht 2024, 10:00Rajoni TEMA
Zjarr në Serbi, humbin jetën gjashtë persona të së

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë, natën e shkuar, bëri të ditur ministri i Brendshëm i këtij vendi, Ivica Daçiç.

“Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiç, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Siç tha Daçiç, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

“Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, tha Daçiç. 

2 Komente

  1. M
    Meri kokebytha

    po mire o mire po neve cna duhet ? Gazetat serbe nxjerin lajme per shqipot ? Apo ndillni njerzit te bejne komente o bolet e Meros ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Boo sa gjynah ! Si nuk u dogjen nja 500 veta ?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje