KFOR: Nuk negociuam për tërheqjen e agresorëve serbë në Banjskë në sulmin e 24 shtatorit

26 Maj 2024, 18:34Rajoni TEMA

KFOR: Nuk negociuam për tërheqjen e agresorëve serbë në

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka hedhur poshtë raportin e publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, “Kosova e Veriut: Pohimi i sovranitetit mes besnikërisë së ndarë” që pretendon se KFOR u mor vesh me sulmuesit e 24 shtatorit 2023 në Banjskë që të ikin nga kishin ardhur.

Në reagimin e KFOR-it thuhet se është e pasaktë pjesa ku në raport thuhet: “Duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit [luftëtarët serbë] në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë”, kjo në lidhje me agresionin që ndodhi në Banjskë në shtator të vitit 2023.

“Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara. Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhet në reagim. Ndër tjera, theksohet se pas Basnjkës dhe zhvillimeve gjatë vitit të kaluar, KFOR-i  ka shtuar numrin e ushtarëve.“NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, ka thënë KFOR.

 

1 Komente

  1. R
    Realisti

    Po atëherë u shkërdhata si e shpjegoni largimin e agresorëve nga zona pa problem fare?? Çfarë rruani ju si KFOR? Rrezet e diellit dhe Eurot?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje