“Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani” - Arrestohen 11 serbë

1 Tetor 2025, 09:33Rajoni TEMA
“Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe

Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.

Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.

Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.

Një qendër përkujtimore e hebrenjve në Paris, e dëmtuar me ngjyrë të gjelbër në maj të këtij viti.

Provokimet filluan me “kokat e derrave”

Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.

Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë “me targa që dukeshin si të Serbisë”.

Ngjyrë e gjelbër mbi simbolet hebraike

Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.

Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin “ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre”.

Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.

Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.

Rasti i “duarve të kuqe”

Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin “rasti i duarve të kuqe” të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si “antisemitizëm i neveritshëm”.

Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.

Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.

Pas sulmit të Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.

Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.

Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.

Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse.

Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. 

Radio Evropa e Lirë

13 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    hahahaha.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      E cfare ka per te qeshur ketu? U perpoqen te provokojne dhune dhe tashti do ta kalojne mire ne qeli, me "ashtu sunit" ne ate vendin qe te pelqen ty ta marresh ne cdo vakt....

      Përgjigjjuni
      1. p
        partia

        IU DIGJET BYTHA SHIVE SERBË për MYSLIMËT PALESTINEZË! Leksion për myslimët kokëprishur - palastanezë.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Barabar dukë luftue ca barbar të tjerë bravo

        Barbaret dukë luftue ca barbaret të tjerë (bravo) Serbët, janë barbar po aqë sa Myslimanët, një mut i ndarë në dy pjesë si Serb, si Mysliman. Një palë duhët që të ikun në Turqie dhe pala tjetër të ikun në Rusie dhe ta lën ballkani dhe Evropën të qetë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arsimtari

          Disa here kam shkruar se serbet duhet te kthehen nga kane ardhur (Stepet ruse),sepse,per keta civilizimi evropian eshte tragjedi ndersa,hegjemonizmi i tyre obligim dhe amanet i te pareve te tyre shoveniste! Serbet,nga nje pashalluk i Beogradit dikur,kur Shqiperia kishte mbi 130 mije Km² siperfaqe si shtet,sot ka teritor kater here me shume se Shqiperia! Sigurisht,kjo ka ardhur nga pergatitja e tyre ushtarake dhe ekonomike,per t'i shfrytezuar krizat ne Ballkan,Evrope dhe Bote! Te kunderten e ksaj e bejne shqiptaret,te cilet flejne ose kur punojne diçka,perçahen nder veti deri ne vrasje!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një shqiptar në Itali

            Ore Arsimtar , që nuk ngjan fare si arsimtar me ato që shkruan , dy pyetje kam për ty . E para , kur na paska qënë Shqipëria shtet me 130 mijë km katror ? Dhe e dyta , çfarë prova ke ti , që civilizimi evropian për sërbët , na qënka një "tragjedi" , ndërsa shqiptarët na qënkan civilizuar menjëherë me Evropën? Ti "arsimtari" , paske shkruar shumë herë , që sërbët duhet të kthehen në stepat e Rusisë . Po a e din ti sa shekuj kanë sllavët në Ballkan ? Kanë plot 15 shekuj , pra 1500 vjet . Unë dhe disa milion shqiptarë jetojmë jashtë Shqipërie prej 30 vjetësh , jemi nënshtetas evropianë dhe askush nuk mund të na kërcënojë për t'u kthyer në Shqipëri . Edhe sikur të bëjmë shkelje flagrante të ligjit , i nënshtrohemi ligjeve të shtetit ku jetojmë dhe askush nuk na zbon . Ndërsa ti propozon që sllavët të këthehen në Rusi pas 1500 vjetësh ....hajde arsimtar hajde !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sander

              nje mut nga italia ke folur si bure

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

                Arsimtari i karit, shkruan nga frengjia e xhamise a teqese... allah uakbar!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bria

                  Grekerit jan trima deri sati shohin ushtret turq...Erdogan.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arsimtari

                    Z.gjate po e mbajshe ne goje k...!

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arsimtari

                    Zoteri,Shqiperia etnike para gjenocidin ne shqiptare 1876-78,ne sanxhakun e Nishit dhe Toplices ka pasur me shume se 130 mije Km²! Vetem per tre vjet Serbia zhberi nga keto teritore,te cilat i kam vizituar vete deri te Velika Pllana dhe Jashanica mbi 700 vendbanime ku ishin me shumice shqiptare! Zoteri,mos u be apolog i Serbise,e cila kurre nuk ka qene e civilizuar,por shtet i lufterave dhe arriti pas luftes ne Bosnje dhe Kosove,ta merr edhe epitetin,shtet gjenocidial Serbet dhe Serbia,konsideroj une,jane fatkeqesi e Gadishullit Ilirik dhe kontinentit evropian. Une jam i vetedishem se serbet nuk mund t'i kthejme atje nga kane ardhur,por hegjemonizmi i tyre,duhet t'i cyte fqinjte e saj,t'i luftojne keta me te gjitha mundesit sepse,te gjithe fqinjeve Serbia u ka borxh,duke ua uzurpuar tokat e tyre ne rrethana te lufterave dhe ndihmen e Rusise p.sh.:Shqiperise,Bullgarise,Rumunise,Hungarise,Bosnjes dhe Kroacise! Te pershendes zoteri!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      PARTIA e PUNKËS

                      ITALIAN! Nuk thotë kund arsimtari SHTETI SHQIPTAR dhe mund të thuhet për formacion shtetëror nën SYRVENISMIN e portës. Si do që të jetë, si etni, shriheshim në atë hapësirë 130 - 140 mijë m/katror. A nuk e ke të qartë se sjellja e tyre, veprimet e tyre, në situata supremacioni ushtarak, është BISHËRI e kulluar.Pa një, pa dy, i mësyjnë me egërsi bishe të urritur, populatës civile. Janë fatkeqësia e gjithë ILIRIKUT. Kujto nisjen e luftës në Kroaci. Bënin kërdi atje, por mendja iu rrinte të sulmojnë Italinë se i " thirrte shpirti i varrezave të kishës së tyre në Trieshtë!!!

                      Përgjigjjuni
                  3. P
                    Putleri

                    Rusia qëndron pas këtyre akteve përçarëse.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje