Kontrabanda e cigareve/ Arrestohet ish drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç

18 Nëntor 2023, 14:10Rajoni TEMA

Kontrabanda e cigareve/ Arrestohet ish drejtori i Policisë së Malit

Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Policisë, Slavko Stojanoviç.

Stojanoviç është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona në Mal të Zi.

 

Lini një Përgjigje