Duket se Ballkani i Hapur është reduktuar në një kornizë dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ku protagonisti publicitar, Shqipëria, mungon. Kështu, sot njoftohet se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin në transportin hekurudhor.
Dokumenti parashikon ndërtimin e linje të shpejtë që do lidhë Beogradin dhe Shkupin, përmes Nishit. Në konferencën për shtyp Brnabiç dhe homologu Kovaçevski megjithatë kanë zgjeruar spektrin gjepolitik dhe ekonomik të aksit duke kujtuar një rrugë të vjetër europiane.
"Ky memorandum mbi bashkëpunimin ka të bëjë me një linjë, qëllimi përfundimtar i së cilës është kë lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Lubjanën dhe Salzburgun dhe do të ketë po ashtu një këmbë në Budapest. Në diskutuam specifikisht seksionin Shkup-Nish-Beograd dhe lidhjen e tij me aeroportin e Shkupit", është shprehur kryeministri maqedonas.
Protagonisti publicitar, thote Tema. Po ai eshte vetem ram tradhetari qe doli si mut nga gjithe kjo maskarade. Mendoni pak, u perdor nga sllavet si marionete per te prishur imazhin e kosoves. Ju deshen vite rames ta kuptonte
Ramsin e detyruan te terhiqet se ai atje e ka mendjen ende.U paraqit nga Tirana me telefon.Ramsit i bene shpirti rehat me vuckon me kuvacovskin….
Përse duhet të shkonim ne kur jemi i vetmi vënd në botë pa tren e pa dekovil,ah kemi tren te liqeni