Macron: Shpresoj që të arrihet shpejt marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

16 Nëntor 2023, 19:31Rajoni TEMA
Macron: Shpresoj që të arrihet shpejt marrëveshja mes

Presidenti i Francës,  Emmanuel Macron ka shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë planin e BE-së ku përshihet respektimi i marrëveshjes së Brukselit, aneks Marrëveshjes së Ohrit si dhe drafti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë të Zvicrës ai pati një takim me studentët e Universitetit ku ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani. Shpresoj se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve”.

Megjithatë Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

Gjatë ditës në Bruksel po qëndrojnë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar ndaras fillimisht kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi e më pas edhe atë të Serbisë Petar Petkoviç.

Përpjekjet e BE-së janë që të zhvillohet edhe një takim trepalësh ku do të diskutohet plani i BE-së që i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë më 21 Tetor nga 5-shja euro-amerikane.

8 Komente

  1. A
    A

    Francez arrogant

    1. M
      Macron pro serb

      Europa me Francen ne krye mbajne anen e Serbise dhe bejne nje sy qorr ndaj krimeve serbe dhe denojne Kosoven per gjerat me te vogla. Nuk je i paanshem. Je pro Serbise. Tipik francez.

      1. K
        Kith

        Mos na shit dengla nga larg gjithe qesendi po thuaj kukulles tende buzetrashe Vucic te mos e kruaje shume me Kosoven. E dime qe mban anen e tij.

        1. I
          Ilir

          Kot bejne se as nuk i pjerdh fare per Kosoven. Duan Vucic kriminelin. Kosova si ka bere keq kujt.

          1. E
            Evropa djall

            Europa e vjeter gjithmone i ka bere gropen Shqiperise e Kosoves dhe prap nuk na lene rehat. E kane ne gjak te shtypin me te vegjelit.

            1. M
              M

              Hengsh nje mut me te madh se ai qe i bere Shqiperise kur erdhe ketu me nate i kapardisur dhe ike me vrap nga syte kembet sikur po te hante dheu, gjel i krekosur.

              1. S
                Sef

                Po nuk e pranuan marreveshjen cfare do beni? Do i varni nga koqet Vucicin dhe Kurtin se me fjale nuk po merr vesh njeri ketu.

                1. U
                  USA

                  Nuk te rruhet per Kosoven ty e nuk te eshte rruar ndonjehere. E keni ngopur serbin me leke, nuk ka ku ti coje. Vetem shqiptaret i lini me gisht ne goje.

                  Lini një Përgjigje