Në gjendje të dehur tenton të vrasë kunatin me armë gjahu, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi

16 Nëntor 2023, 10:16Rajoni TEMA

Në gjendje të dehur tenton të vrasë kunatin me armë

Një shqiptar ka terrorizuar mbrëmjen e të mërkurës zonën e Lagadës në Greqi, pasi ka tentuar të vrasë kunatin e tij 37-vjeç.

Sipas media greke, 39-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur dhe me armë gjahu ka qëlluar në drejtim të kunatit të tij 37-vjeç, por fatmirësisht nuk e ka kapur plumbi.

Autoritetet greke kanë ndërhyrë pas njoftimit, ndërsa shqiptari ka qëlluar në ajër, teksa tentonte t’i largohej policisë.

Më pas ai është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa arma e sekuestruar ka rezultuar e vjedhur në janar në një banesë në zonën e Lagadas.

Lini një Përgjigje