Spahiu: Albin Kurti u vonua 2 vjet dhe në fund pranoi asociacionin serb

17 Nëntor 2023, 15:10Rajoni TEMA

Spahiu: Albin Kurti u vonua 2 vjet dhe në fund pranoi asociacionin serb

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Albin Kurti vonoi dy vite për të pranuar projektin franko-gjerman. I ftuar në Euronews Albania ai tha se plani franko-gjerman nuk ka ndryshuar dhe është i njëjti me atë plan asociacioni të propozuar dy vite më parë dhe se Kurti me të gjithë presionin e tij nuk ka fituar asgjë.

Juristi tha se aksioni i Albin Kurtit i ka shërbyer vetëm Vuçiçit, i cili ka përfituar nga kjo zituatë për të marrë më tepër mbështetje nga nacionalistët në Serbi. Megjithatë ai tha se edhe pse vonë, dakordësia e Albin Kurtit për marrëveshjen vlen për tu duartrokitur.

“Pas dy vitesh Albin Kurti është i mirëpritur në vendimarrjen që ka në raport me projektin franko-gjerman dhe me asociacionin në veri të Kosovës. E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se nuk duhet të dëmtoheshin në asnjë moment partneriteti dhe marrëdhëniet me perëndimin. Çfarë ndodh? Erdhëm përsëri në pikën zero.

Albini po kthehet aty ku e nisi. Tani pas dy vitesh zvarritje, vonese, kundërshtimesh, mosnënshkrimi, o pranon atë që propozoi Brukseli dhe Uashingtoni. Me vonesën e tij nuk bëri gjë tjetër veçse e futi Kosovën në sankione dhe nuk do të hiqet nga sanksionet deri sa zyrtarisht Albinit ti besojnë se e hedh firmën dhe e pranon marrëveshjen. Megjithatë më mirë vonë se kurrë dhe duhet përshëndetur, mua më vjen keq që ka akoma që e kritikojnë”,-tha Albin Kurti.

7 Komente

  1. N
    Neri

    Kreshnik.Nuk eshte kthyer Albini ne piken zero por Sali Berisha dhe Ilir Meta.Ata e perkrahen dhe e nxiten Albinin qe te mos e degjonte dhe perkrahte ate plan te Europes dhe Amerikes per inat se e perkrahte Edi Rama dhe te shpallnin Edi Ramen kunder Kosoves. Dhe Albini ra ne kurthin e tyre.Nuk e dime cdo te thone tani Saliu dhe Iliri e tyre.

    1. z
      zhaku i pamposhtur

      Hehee Niku deshtaku leshzi...po dil njehere si burr mor njeri dhe mba nje qendrim e .os bej si kurvat,deri dje those se Kurti dihet ta pranoj asosacionin ndersa tani thua 'ndejti 2 vjet dhe ne fund e pranoi..'cfare mut politikanesh jeni ju? burra nuk beheni dot..

      1. a
        astrit

        Me ne fund dhe Kreshniku na dha lajmin se Kurti duhet duartrokitur. O Kreshnik ik e pirdhu!

        1. a
          alphazeta

          Sa idiotë jeni mor aman. Drafti i asosacionit i propozuar tani është tejet i ndryshëm nga ai i 2013-tês, i 2015-tës dhe ai i Ohrit. Dallimi kryesor është se te asosacioni i propozuar tani, serbët nuk kanë të drejta administrative, por vetëm kulturore dhe arsimore. Po ashtu atyre nuk do tu njihet e drejta të kenë "president" për të biseduar me qeverinë e Kosovës dhe qeveritë e botës. Me një fjalë nuk do tu njihet asnjë lloj autonomie. Dhe kjo është një fitore gjigande. Le të hanë mut tani të gjithë ata që i bënin presion Kurtit të pranonte pa bërë zë atë që Lajçaku dhe Borrelli me shokë i vinin në tavolinë. Aman se po na prish me miqtë! Kurti fitot dhe me të e gjithë Kosova. I lumtë.

          1. K
            Kalifa 23.

            Nje arsyetim llogjik .Lerini selfo qorrin te vleresoj dhe xhvleresoj Albin Kurtin.

          2. P
            Perseri une

            Alphazeta, mos u be mashtrues sepse edhe ne i kemi ndjekur ngjarjet dhe asnjehere perendimi i ka ofruar Kurtit Asociacionin qe flet ti. Evropa vetem e ka keshilluar qe asociacioni do jete sipas konventes evropiane per pakicat dhe hartuar sipas kushtetutes se Kosoves. Bile Blinken i propozoi Kurtit qe ai te zgjithte nje nga variantet qe tashmeperdoreshin ne Evrope duke perfshire modelin kroat. Puna me Kurtin eshte e dyshimte qe meriton Isamil Kadarene te shruaj romanin spiuni nga burgjet e serbit…Ishte kercenimi i Evropes i perfaqesuar nga Makroni qe e bene Kurtin te dhitej ne breke bashke me Vuciqin qe te nderonin pllaken….

            1. E
              Eni

              Paska ly floket.....

              Lini një Përgjigje