Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten, bëri një paralajmërim mjaft shqetësues duke thënë se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që, siç tha ai, të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Paralajmërimi i tij mund të përkufizohet si shqetësues meqë ai tha se ka informacione që “Rusia ka një plan të gjatë, që Ballkanin ta shndërrojë në Lindje të Mesme”.
I pyetur nëse ka gjasa reale që Rusia të krijojë një vatër të re të konflikt në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi.
“Ne nuk mund të përjashtojmë faktin se Rusia apo shtetet e tjera po përpiqen të ndërhyjnë, të përpiqen të ndikojnë”, ka thënë fillimisht ai.
Kësisoj, beson Michel, kjo është edhe arsyeja pse Bashkimi Evropian është absolutisht i bindur se përparimi në rrugën drejtë Unionit është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për t’u siguruar që ky rajon do të jetë paqësorë.
Paralajmërimeve të presidentit të Ukrainës i ka dhënë të drejtë edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
“Mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë. Është i qartë në kontekstin e de-stabilizimit më të gjerë të të gjithë kontinentit evropian. Ne kemi disa vatra potenciale të de-stabilitetit. Politika e Kroacisë ka qenë gjithmonë të përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore”, tha Plenkoviç.
“Unë nuk kam folur me presidentin Zelensky ditët e fundit, kështu që nuk mund të deshifroj se cilës pikë të nxehtë i referohej ai, por duke pasur parasysh rrethanat, mund të ketë shumë”, ka shtuar kryeministri kroat, derisa ka marrë referencë sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
skur te behej fjale per nj Party me Bomba e jo Lufte ,qe me sa duken kta Putanat Franceze e paskan per zemer s kan bere gjate gjthe Historise ne Ballkan e i kan vene Zjarrin
Rusia jo vetem deshiron te nderhyje, por ajo eshte prezente kudo ne Ballkan; ne parti politike, media, organet e sigurise, bisnese e deri tek krimi i organizuar. Kuptohet diku me shume e diku me pak, por padiskutim ne gjithe kete hapesire. Nese jo do te ishte cudi.
BE-ja Deshiron ti plotesohen Deshirat Rusise ! Eh mor KM Shqiptare ju a shkerdhefte dreq faren te dyve ,sepse ala s'ken kuptuar se po con Shqptaret drejt humnere . Kjo Bote tregoj se nuk Njeh me Arrsye e Njerzllek , dhe se gjthcka sot e vendos Forca _ Armatimet . Prandaj ose Armatosn Ushtrte Shqptare ose ju don varur te dy ne Litare si Tradhetare te Kombit , qe ju kan futur ne Loje bjt e KUrves Plake ,jo me BE jo asocacione e gjthe esht enj Loje me mbajht Shqptaret ne Shah ,duke i mashtruar e mos te Armatosen qe Lufta ti gjej me koqe ne duar !
C'ne Rusia ne Ballkan? Sikur Zeliniski vriste nga 5mije ushtare ruse ne jave.Akoma paska ushtri Rusia?