Vuçiç mbron "Ballkanin e Hapur" dhe sulmon BE: Mendojnë se janë perëndi!

17 Nëntor 2023, 09:12Rajoni TEMA
Vuçiç mbron "Ballkanin e Hapur" dhe sulmon BE:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ndal sot në Panairin e Dytë Ndërkombëtar të Verës, “Wine Vision of the Open Balkans”, që zhvillohet në Beograd.

Në ceremoninë hapëse ai shoqërohej nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, por ndryshe nga një vit më parë mungonte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Megjithatë Rama i është drejtuar të pranishmëve në Panair përmes një video-mesazhi ku shprehej: “Do të doja të kisha qenë me ju. Dëshiroj të përshëndes Presidentin e Malit të Zi në këtë nismë tonën”.

Sa i përket Vuçiç, ai nuk kishte se si të linte mënjanë diskursin politik dhe u ndal te “Ballkani i Hapur” duke vlerësuar nismën e përbashkët, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është rikthyer edhe njëherë te procesi i Samitit të Berlinit.

Sipas tij “Ballkani i Hapur” ishte mënyra që vendet e rajonit zgjodhën për të shprehur shpirtin e tyre liridashës dhe dëshirën për të marrë vetë vendime të rëndësishme.

“Udhëheqësit mund të thonë gjithmonë çfarë të duan. Presionet nga jashtë janë të panumërta, nga ata që duan të sundojnë Ballkanin. Jam krenar që Serbia gjithmonë do që popujt ballkanikë ta menaxhojnë vetë fatin e tyre, se ata i kanë duart në timon dhe jo dikush tjetër. Çfarëdo që të vendosin të tjerët, është një ide historike që askush nuk do të jetë në gjendje ta thyejë dhe ta mposhtë. Në fund, kjo ide do të fitojë. 

A do të jetë vitin tjetër, në dy, pesë, 30... nuk ka rëndësi. Ajo që bëmë do të shkruhet në histori. Kur të shpjegojnë se nuk duhet ta bësh këtë, nuk e kuptojnë se sa po fyejnë shpirtin liridashës të të gjithë popujve të Ballkanit, që duan vetëm të jenë të tyret dhe asgjë më shumë. Dikush tjetër nuk duhet të vendos për ta se çfarë është e mirë dhe çfarë nuk është e mirë që nuk duhet të bësh”, tha presidenti serb.

Më tej Vuçiç ironizoi ndërkombëtarët duke thënë se “janë ata që na sjellin plane që duhet t'i pranojmë, sepse nuk jemi të mirë dhe pastaj shkulin flokët kur ne nuk i pranojmë”.

“Ata mendojnë se janë perëndi, se ne duhet t’i dëgjojmë se çfarë thonë me marrëveshjet”, shtoi Vuçiç.

Sakaq, Presidenti i Malit të Zi tha se “Ballkani është më i bukur kur është i hapur”.

“Mendoj se kjo mënyrë bashkëpunimi është gjëja më e mirë. Dhe sonte po i dërgojmë botës një foto. Vera është këtu për të na bashkuar, prandaj në emër të historisë së verës dhe të ardhmes sonë të përbashkët në verë, ju uroj të gjithëve më të mirat”, tha Milatoviç.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbrojti “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se ishte stimul i madh për ekonomitë e rajonit.

Duke renditur disa nga projektet e përbashkëta, ai deklaroi: “Së bashku po ecim drejt rrugës evropiane dhe këtë e bëmë të vetëm, pa na ndihmuar askush”.

7 Komente

  1. L
    Lani

    Pordhë Ballkani!

    1. S
      Serbovic

      Ndiq urdhrat o vic po leri fjalet se nuk te pjerdh njeri.

      1. H
        Hen

        Se ke fajin ti o qen i dobishem, fajin e kane ata qe te rrine nga mbrapa e te mbrojne krahet ty.

        1. E
          Edi Rama

          "Do të doja të kisha qenë me ju!"

          1. T
            Tox

            E kuptuat tani ku e kishte origjinen ballkani i hapur i rames-(ne serbi), madje akoma me larg-(ne rusi)?! Dhe kjo eshte prova me e qarte se pengu i politikave te pista dhe me te demshme eshte rama ndersa ka dhe mbetje toksike si sala dhe meta

            1. O
              On

              Fiks si Rama...normal qe Diktaturet nuk e duan demokracine....jane me Rusine

              1. V
                Vucicu pederu

                Kurse nga ana tjeter, idiotet europian vazhdojne e pompojne euro ne Serbi.....

                Lini një Përgjigje