Me urdhër të Gjykatës Speciale është kontrolluar shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili ndodhet në selitë e paraburgimit në Hagë.
Përmes një lidhjeje direkte në Euronews Albania, ish këshilltari Artan Behrami ka deklaruar se këto kontrolle i ngjajnë bastisjeve të policisë serbe në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
Sipas Behramit, këto janë taktima për të frikësuar popullsinë e Kosovës dhe të ushtrojnë presion ndaj Prishtinës, në një kohë të dialogut me Serbinë.
Sipas tij, Gjykata Speciale nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga akuzat për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së.
“Sa i përket aspektit politik, Prokuroria dhe Gjykata Speciale është duke humbur betejën në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ndërmarrin këto nisma për të hequr vëmendjen. Këto bastisje I ngjajnë atyre të kohës së Millosheviçit. Kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve të Kosovës.
Ata kanë për synim frikësimin e njerëzve dhe bëjnë shou para taksapaguesve europianë. Krerët e UÇK-së ende pa pasur akt-akuzë, janë marrë ngë Prokuroria Speciale. Hera e parë që një president në detyrë ka ndërprerë mandatin, gjë që nuk e bëri as Millosheviç, pasi e lanë ta mbaronte mandatin. Derisa në Hagë fliten marrëzira, flitet për detaje të thjeshta, kur kemi krime në Gaza, në Ukrainë, etj.
Gjykata Speciale lidhet edhe për vijimësinë e dialogut Kosovë Serbi, i ushtron presion krerëve të UÇK-së. Në 1 janar është liberalizimi i vizave dhe do të kemi një tjetër braktisje të Kosovës nga shqiptarët atje.
Ata kanë dështuar të vërtetojnë akuzat për trafikim organesh. Ata kanë përfunduar në konfiskimin e i-phadeve të fëmijëve, që ka vetëm të dhëna për fëmijë. Kjo shkel të drejtat edhe të fëmijëve të mi, por edhe të Kosovës. Është një traumë shumë e keqe sepse më rikthen kujtimet e viteve 90’, të bastisjes së policisë serbe në Kosovë”, është shprehur Behrami.
Lini një Përgjigje