Kreu i PDK-së letër Von der Leyen: Hiqni sanksionet e BE-së ndaj Kosovës

8 Dhjetor 2025, 14:36Rajoni TEMA
Kreu i PDK-së letër Von der Leyen: Hiqni sanksionet e BE-së ndaj

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se i ka dërguar një letër presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë letër, Hamza ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.

Sipas tij Kosova ka treguar gjatë këtij viti pjekuri të lartë demokratike. Hamza thekson se masat e BE-së po dëmtojnë Kosovën ndërsa shton se janë të pajustifikushme.

“Si Kryetar i PDK-së dhe kryeministër i ardhshëm, i jam drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucioneve të BE-së, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.

Kosova ka kaluar një vit me zgjedhje të njëpasnjëshme, por ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë demokratike. Qytetarët tanë, ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme.

Masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik. Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, shkruan Hamza.

2 Komente

  1. s
    shpati

    U bënë koqevarët të mësojnë BE-në,ore shpellarë do hyni ju në BE apo BE do bëhet si ju.....derra të trashë...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bedri, gabim e ki ksaj here

      Bedri Hamza filloi te tregon se eshte kungull, nuk ban per KM. Eshte gomarllek ti kerkosh BEse te heqe sanksionet, nderkohe qe Kosova oo ec mbrapa dhe kunder Perendimit, jo Z.Hamza nuk eshte brum prej LVV antishqiptare, por kjo kerkese eshte e tepert dhe e papjekur. Shpejt paske arrue cfare deklaroi Ambasada e USA para pak ditesh lidhur me Listen Serbe. Nuk bahet shteti sic po doni ju ne Kosoven tone. Po ka bythe, Bedriu te zbon me vote ne 28 dhjetor Kurtin dhe sektin e tij te LVV nga pushteti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje