Greqia e ka cilësuar marrëveshjen energjetike me kompaninë amerikane “Chevron” si një tregues të asaj që e quan Arkitekturë të re rajonale të energjisë. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, shprehet në një intervistë për “Kathimerini” se me funksionalizimin e Korridorit Vertikal, Greqia shndërrohet në furnizuese të Ukrainës me gazin e lëngshëm të SHBA. sipas tij, të dyja shtetet kanë krijuar një njësi të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes, që i jep SHBA akses në tregun ukrainas, pas pezulllimit të furnizimit me gazin rus.
Ministri grek shprehet se Korridori Vertikal u shërben 100 milionë njerëzve, ndërkhë që marrëveshja me Chevron për kërkimet në det në dy blloqe, në Kretë dhe në Peleoponez, i jep Greqisë siguri dhe rëndësi të re strategjike. Greqia ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 2019 me SHBA, përmes së cilës synohet të krijohet Qendra Energjetike për Mesdheun Lindor që sipas tij do të përmirësojë dialogun strategjik.
Nisur nga lidhja mes sigurisë dhe energjisë, është e logjikshme të kërkohet te kjo politike dinamike e Greqisë për gazin dhe hidrokarburet, një mjet për të kufizuar hapësirën e veprimit të Turqisë, që kërkon dhe ndjek politika të rishikimit të kufinjve në Egje. Po kështu, Athina është e detyruar të promovojë marrëdhëine preferenciale me SHBA, edhe duke patur parasysh se pak kohë më parë, iu kërkua publikisht anullimi i kontratës koncesionare me Kinën për portin e Pireut. Por në çdo rast, Turqia mbetet një ndër synimet e aleancës me SHBA në këtë sektor, aq sa vetë ministri Papastavrou ka theksuar se:
"Ne duam që kjo arkitekturë e re të shërbejë si një ndryshim paradigmatik për rajonin – e tillë që eliminon ekstremet dhe kërcënimet. I takon pra Turqisë të ndjekë këtë model bashkëpunimi, duke lënë pas casus belli dhe “teoritë e zonave gri”
Me rrocke kokes dhe gjakosje te verres gjithe tourkalvanoive, tourkotsamides e birazereve te tire turq... allah uakbar!
Me një flotë që ka kapacitetin më të madh të transportit detar që përfshin mbi 20% të totalit të transportit botëror dhe 61% të BE-së, Greqia është pa dyshim superfuqi e deteve dhe oqeaneve të botës.
Por me borxhe ndaj EU deri në fyt!
Po , për flotën detare është vërtet ndër të parat Greqia .
Po rruget nga do te shkoj ajo flote i ka menduar greku ? Po te ishte keshtu do te hante me luge floriri populli grek e nuk dot ishin me brek neper kembe ? Bashkimi ben fuqi , pa bashkepunim asnje nuk mund te behet superfuqi e deteve e aq me pak greku ? Greqia te rregulloj mardheniet njehere me fqinjet , pastaj ta hedh shuren PERPJETE , te gjithe kane pjesen e vete ne ato dete pa te kaloj tek Oqeani ????