Horror në Serbi/ Burri ther për vdekje prindërit, më pas kryen vetëvrasje

6 Dhjetor 2025, 15:58Rajoni TEMA
Horror në Serbi/ Burri ther për vdekje prindërit, më pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 6 dhjetor 2025, herët në mëngjes në qytetin e Çaçakut në Serbi, ku tre persona të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre. Ajo që fillimisht u raportua si vrasje e trefishtë, shumë shpejt u saktësua nga hetimet e para si një vrasje e dyfishtë e kryer nga i biri, pasuar nga vetëvrasja e tij.

Sipas raportimeve të mediave serbe, policia ka gjetur trupat e prindërve dhe djalit të tyre në dhoma të ndryshme të banesës. Të dhënat fillestare tregojnë një skenë të rëndë: babai dhe nëna janë gjetur me plagë të rënda prerëse në zonën e fytit, ndërsa i biri është gjetur me goditje thike në kraharor dhe me vena të prera, duke lënë të kuptohet se ai ka tentuar disa mënyra për t’i dhënë fund jetës, pas kryerjes së krimit. 

Forca të shumta policore dhe ekipe të kriminalistikës kanë qenë në vendngjarje që nga orët e para të mëngjesit. Prej aty janë nxjerrë tre trupat e viktimave: një gruaje 71-vjeçare dhe dy burrave, respektivisht 64 dhe 47 vjeç. Pamjet nga zona tregojnë një prani të shtuar të policisë, që ka rrethuar perimetrin dhe ka ndaluar hyrjet e daljet deri në mbylljen e ekzaminimeve, shklruan Nova.rs.

Hetimet paraprake kanë treguar se familja nuk kishte histori të raportuar dhune, as denoncime të mëparshme që mund të paralajmëronin një konflikt të mundshëm. Fqinjët, sipas mediave lokale, janë shprehur të tronditur dhe të habitur, pasi familja njihej si e qetë dhe pa probleme.

Aktualisht, policia dhe prokuroria po punojnë për të rindërtuar me detaje momentet para krimit, duke shqyrtuar mundësinë e një gjendjeje të rënduar psikologjike të autorit ose motive të tjera që mund ta kenë shtyrë drejt këtij veprimi ekstrem. Rezultatet e autopsisë dhe analizave të kriminalistikës pritet të japin informacione shtesë në orët dhe ditët në vijim.

Ndërkohë, ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë qëndruar në terren deri në përfundimin e procedurave zyrtare, ndërsa organet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.

1 Komente

  1. O
    O zot cpo na shohin site

    Sllavo greket nuk behen njerez. Lloji i kafshes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje