AAK-ja propozon Haradinajn si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

5 Dhjetor 2025, 19:30Rajoni TEMA
AAK-ja propozon Haradinajn si kandidat për kryeministër në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka propozuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”.

Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor.

Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.

“Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, AAK-ja garoi në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe disa parti të tjera. Koalicioni arriti të fitojë 66.256 vota apo 7.06 për qind. Nga tetë deputetë, pesë ishin nga AAK-ja dhe tre nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Deri më tani, edhe partitë e tjera shqiptare kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurti, Partia Demokratike do të garojë me kreun e ri të partisë, Bedri Hamza, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit.

Që të katër këta udhëheqës partiakë ishin kandidatë për kryeministër edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

REL

11 Komente

  1. D
    Dardan

    Zgjedhjet i fiton Partia Demokratike dhe Bedri Hamza.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti II

      Amen !

      Përgjigjjuni
      1. L
        LVV

        Albin Kurti serish me Vjosa Osmanin

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sass

        Bravo i duhet nje kal kosoves

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rramushi ban hajgare

          Rramushi vetem per KM nuk eshte. Para tij mund te jene Hamza ose Abdixhiku. Normalisht Kosova duhet ti kthehet PDK.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Labeati

          Kali eshte per te mbajt ose terheq karrocen jo me drejtu nje vend

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hakiu

            Fatkeqsi e madhe per Kosoven ne raste fitore te PDK,LDK,AAK.Lamush,tregona ku mbeti Çakorri,çka u be me aneks marveshjen Gjukanoviq-Thaqi-Lamushi,qfar mashtromi dhe rrene,ja ky eshte lamushi,njeri i trathtove.Lamushi,pos qe eshte debil i pa ditur eshte edhe gangester brutal.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              Baca hakiu, pyete kurrcin çka u ba 2000 hektar rreth kishes se Deqanit, a i nenshkroi kurrci apo Ramushi e Thaqi, pyete kurrcin apo dike nga qenefi çfar ndodhi qe punesoi ne qeveri mbi 700 udbash, pyete kurrcin baca hakiu kiu fiu si ka mundesi qe grekja mihajli te jete me shqiptzr se Ramushi me mbi 20 plage ne trup te marrura nga serbia, pyete kurrcin hakiu pse ka tubuar rreth veti vetem serbosllav si puna jote.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Vata

                Ramushi krye minister nje Nadertalas , analfabet , intelegjence te mjerushme...po qe se ndodh hyn ne Gines... Nadertalasi krye minister do qeshin dhe muret e zyrave...!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Vata

                  Ramushi krye minister nje Nadertalas , analfabet , intelegjence te mjerushme...po qe se ndodh hyn ne Gines... Nadertalasi krye minister do qeshin dhe muret e zyrave...!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kavalioti

                    Ka perenduar koha e Ramushit. Ta haroje postin e K/Ministrit. Ai ben vetem per biseda ne fshat per heroizmat e luftes qe ka 25 vjet qe ka mbaruar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje