Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesë. Sipas raportimeve, çifti ishte shpallur i zhdukur nga fëmijët që jetonin në Gjermani.
Ata raportuan tek policia se nuk po kontaktonin dot me prindërit ndërkohë edhe fqinjët e këtyre të fundit denoncuan në polici.
Autoritetet greke kur mbërritën në vendngjarje gjetën të pajetë burrin 58-vjeçar dhe bashkëshorten e tij 55-vjeçare të pajetë brenda shtëpisë së tyre ndërsa dera ishte e mbyllur nga brenda. Dyshohet se shkak i vdekjes së çiftit është bërë një rrjedhje gazi në shtëpi.
Çifti ishte rikthyer së fundmi nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesën e tyre.
Lini një Përgjigje