Pak orë pasi në adresë të Presidencës mbërriti një letër nga kryesuesi i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, Kryetarja e Shtetit Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me seancën e djeshme, ku forcat politike dështuan të realizonin konstituimin e Kuvendit.
Osmani i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së Deharit, duke theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është përgjegjësi thelbësore e saj si Presidente, ndaj kërkon që Kuvendi të mblidhet sërish brenda 48 orëve.
Në letrën drejtuar Kuvendit, Osmani nënvizon se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që e mundëson, e jo që e pengon, themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve.
Duke iu referuar Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, Presidentja kërkon që strukturat kushtetuese duhet të interpretohen “në mënyrë që të jetësojnë dhe jo të bllokojnë funksionimin e pushteteve të dala nga vota e qytetarëve”.
Gjykata, sipas Osmanit, ka theksuar qartë se asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
Në të njëjtën linjë, Presidentja përmendi edhe Aktgjykimin tjetër të Gjykatës në rastin Nr. K0119/14, ku është theksuar obligimi i të gjithë deputetëve që të gjejnë mënyra për ta funksionalizuar Kuvendin, si dhe përgjegjësia e kryesuesit të seancës konstituive që të përmbushë detyrat në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Duke iu referuar këtyre parimeve, Osmani theksoi se praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese tashmë ka karakter detyrues, dhe se është përgjegjësi e të gjithëve që të kontribuojnë në funksionalizimin e institucioneve që burojnë nga vullneti qytetar.
Vjosa Osmani gabon rende. Ajo dhe Kurti jane pergjegjes per situaten e krijume ne Kosoven antiperendimore. Vjosa e Albini bajn mire te shkojne ne Moske per paraden e 9 majit, dhe mos kthehem ma prej atje. Do e ken atje rastin te konsultohen rehat rehat me Dodikun e Vucicin per hapat ne vijim kunder BE-se dhe Amerikes. Do ishte e dobishme te marrin me Vehte ne Moske edhe filozofen e korrupsionit dardan Kusari-Lilen, keshtu plotesonet delegacioni dardan per 9 maj ne Moske.
Mos vajto tash se je nga njejti brum me Kurtin Deri dje nuk lat gjë pa bërë kundër UÇK -s dhe qytetarëve të Kosovës (përjashtim analfabetet funksinal) dhe tash nuk leni gur kinse po vajtoni fatin e kombit. Çfarë turpi.