Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për TRT Balkan në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalyas, deklaroi ekskluzivisht se Bullgaria është gati t’i bashkëngjitet marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Maqedonci tha gjithashtu se pret që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.
“Kemi një konfirmim nga Bullgaria, e cila ka diskutuar më herët me ministrin kroat për mundësinë që t’i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje trilaterale, mirëpo besoj plotësisht që edhe vende të tjera të rajonit, sidomos ato që ndajnë vlerat e përbashkëta me ne dhe që ndajnë normalisht edhe interesa të përbashkëta, sepse nuk mjaftojnë vetëm vlerat, do të bashkëngjiten në këtë marrëveshje, le të themi në këtë deklaratë, e cila, edhe njëherë po e theksoj, gjithmonë synim ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, deklaroi Ministri Ejup Maqedonci.
Në intervistën për TRT Balkan, e cila do të publikohet në tërësi së shpejti, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës flet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, marrëdhëniet me Turqinë dhe çështje të tjera aktuale.
Patjetër që edhe Bullgaria. Me tokat tona u sajua nga hiçi Greqia dhe me njerëzit tanë u bë thertorja në pseudo Greqi. Të gjithë do shkojmë aty ku kemi qenë, në tokat tona në brigjet e Egjeut. Koha nuk i fal krijesat fake antihistorike. Patkoi po mbyllet si tokë ashtu edhe në det, sepse nga brenda mendojnë ata që kanë terrorizuar dhe zhytur në errësirë për 200 vjet diktatura fashiste e jatollahëve neobizantinë. Le të blejnë armë në mënyrë histerike nga paniku, sepse fundi i Jugosllavisë i pret. Të shohim tani grekët dhe serbët kundër shqiptarëve, bullgarëve, kroatëve dhe turqve.
ore pordhe me rigon po ajo ishte deklarate bashkepunimi jo trakt mbrojtes. politika paska qene "pirdh pirdh se lirohesh"
kosovaret jane budallenj. shifini si komentojne. gjysem njrezish jane hahaha. jo po do bejme lufte berthamore per gomeret e koqevaristanit