Lista Serbe bën thirrje të mos pengohen EULEX-i dhe KFOR-i

11 Dhjetor 2022, 13:16Rajoni TEMA

Lista Serbe bën thirrje të mos pengohen EULEX-i dhe KFOR-i

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga qytetarët në veri të lejohet lëvizja e KFOR-it dhe EULEX-it, duke thënë se “prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”.

KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën në veri të vendit, ku, më 10 dhjetor, janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal, pas arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

Lista Serbe ka bërë thirrje drejt qytetarëve për “paqe dhe vetëpërmbajtje”, teksa Policia e Kosovës ka shtuar së fundi prezencën në veri, me qëllim të, siç është thënë “sigurimit të qytetarëve”.

“Të mos biem në provokime. Të gjithë kemi nevojë për paqen dhe vazhdimin e dialogut për t’u dhënë hapësirë negociatorëve të cilët do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, thuhet më tutje në këtë njoftim për media.

“Ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto janë akuza të sajuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo depërtim i policisë së Kosovës apo njësive tjera në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Policia e Kosovës ka raportuar gjithashtu për shtënie me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Këto sulme i ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në Twitter. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po punon me KFOR-in për ta adresuar situatën “shpejt dhe në mënyrë paqësore”, por ka cilësuar se për tensionimet e fundit në veri nuk ka “pretekst”.

Më 6 dhjetor u raportua për një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që po përgatitej për zgjedhje në veri – zgjedhje që të shtunën presidentja Vjosa Osmani i shtyu për në prill të vitit të ardhshëm.

Në atë pjesë të Kosovës ishin planifikuar zgjedhje pas dorëheqjes të përfaqësuesve të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë në fillim të nëntorit. Lista Serbe kishte kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e tyre.

Më vonë, më 8 dhjetor, u raportua edhe për plagosjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës në veri./REL

4 Komente

  1. K
    Kosove

    Shqiotaret e Kosoves, mos bleni makleria te shkajut sepse keshtu behni tadhetar. Stop e mos bleni mallera nga shkjau qe mendjen e ka te ribeje masakra ne pkeq e plaka ne femine e perdhunoj sic kane bere para 23 viteve.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dajti

      Lista serbe mos ti beje thirje per qetesi popullsise serbe ne Kosove,por bandave teroriste serbe te drejtuara nga kriminel( alias Gebelsi serb) vucic milloshevici.Vucic 23 vite me pare ka qene minister i propogandes,njilloj si Gebelsi i Hitlerit.Vucic sot duhet te ishte ne burg per krime lufte ne Dardani(Kosove) ,Bosnje dhe Kroaci dhe jo president

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Edhe vetem me kete deklarate Lista serbe duket qarte se qendron pas urdherimit te krimeve, duke I orientuar kriminelet se kunder kujt duhet te veprojne, ne vend qe ti denojne keto akte terroriste. Akoma Europa duhet te mbaje anen e kriminelit Vucic duke e konsideruar ate si te moderuar, kur duket sheshit qe pikerisht ai qendron ne krye te akteve terroriste ne Veri.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Edhe vetem me kete deklarate Lista serbe duket qarte se qendron pas urdherimit te krimeve, duke I orientuar kriminelet se kunder kujt duhet te veprojne, ne vend qe ti denojne keto akte terroriste. Akoma Europa duhet te mbaje anen e kriminelit Vucic duke e konsideruar ate si te moderuar, kur duket sheshit qe pikerisht ai qendron ne krye te akteve terroriste ne Veri.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje