1940: Uria e madhe në Greqi

10 Dhjetor 2022, 21:50Rajoni TEMA

1940: Uria e madhe në Greqi

Nga Dhimitris Kiriazis

Uria e madhe i çoi banorët e Athinës në ekstreme çnjerëzore, në situata që s’ishin përsëritur që nga lashtësia. Viktimat e urisë qenë me mijëra, çka dëshmon që sprova që kaloi populli i Athinës ishte e pangjarë, madje edhe për vendet e tjera që u plaçkitën nga forcat e Boshtit. Të dhënat e historianëve, tregojnë që gjermanët dhe italianët plaçkisnin në mënyrë sistematike lëndët e para, ushqimet dhe fuqinë punëtore, në kundërshti me rregullat mbi rekuizimin në vendet e pushtuara, që diktonin parimet ndërkombëtare. Në mentalitetin e nazistëve, grekët qenë një popull që nga ana racore ishte bastarduar përgjatë shekujve dhe që nuk i përkiste racave superiore,ndaj dhe trajtimi i tyre, s’duhej të kishte dallim nga ai i kafshëve. 

Jeta në Athinë pas 27 prillit, datës që qyteti iu dorëzua gjermanëve, ndryshoi rrënjësisht. Që në muajt e parë të pushtimit, njerëz të izoluar kërkonin dëshpërimisht një vend strehimi të çfarëdoshëm: ushtarë që s’ktheheshin dot në vendbanimet e tyre, të shpërngulurit e Maqedonisë Lindore e Trakës nga bullgarët (arrinin në 100.000), njerëz të panumërt nga Pireu, që kishin mbetur pa shtëpi pas shkatërrimit të portit nga shpërthimi i aeroplanit luftarak të Anglisë dhe bombardimit të aviacionit gjerman. Inflacioni i shfrenuar (p.sh., në nëntor  1944, dhrahmia aktuale ishte ekuivalente me 50 miliardë dhrahmi të para luftës), që qe rezultat i ekonomisë së shkatërruar, kishte margjinalizuar çdo shkëmbim monetar. Në dhjetor 1941, një lirë e artë kushtonte

961 dhrahmi, në korrik 1943, 1.662.890 dhe në gusht 1944, 2.390.846.153. Në këtë mënyrë mbërritëm në sistemin e tregut të zi, të një sistemi pa asnjë rregull shtetëror, moral dhe shoqëror. Nga prilli 1941 deri në qershor 1942, çmimi i bukës u rrit 89 herë. Vaji në Athinë, ndërkohë që para luftës shitej 44 dhrahmi okaja, në tetor 1941, kishte vajtur 800 dhrahmi dhe në janar 1942, 4500 dhrahmi. Në kulmin e krizës ekonomike, burime të asaj kohe, përmendin që të zotët e shumë shtëpive private këmbenin shtëpitë, për tre teneqe vaji. Përllogaritet, që gjatë kohës së pushtimit 60.000 prona (shtëpi, toka, apartamente) ndërruan shumë duar në Athinë. 

Shumat që Greqia u detyrua t’u paguante pushtuesve, ishin nga më të lartat për banor në Europën e pushtuar dhe arritën deri në 113,7% të GDP-s së vendit. Në maj 1941, u sekuestruan gjithë mallrat e rëndësishëm dhe produktet industriale u dërguan në Gjermani. Me ligjin 108/1941 të qeverisë kuislinge Colakoglu, shteti gjerman çlirohej nga çdo detyrim dëmshpërblimi. Vitin pasardhës, me ligjin 1586/1942, Greqia do duhej të dëmshpërblente nënshtetasit gjermanë për dëmtimet e kryera ndaj tyre në tokën greke.

Gati një milion lira të arta, të cilat vinin kryesisht nga komuniteti hebre i Selanikut, u shitën me çmime qesharake në Gjermani, përmes Bankës së Greqisë. Bizneset që refuzonin të qenë bashkëpronarë me gjermanët, u hiqej drejta e biznesit dhe pasuritë e tyre të tundshme dërgoheshin në Gjermani.

Periudha më e ashpër, ishte dimri 1941-1942, për shkak të të ftohtit të madh dhe izolimit anglez, çka e vështirësonte më shumë, lëvizjen e mallrave. Infrastruktura e shkatërruar dhe dëmtimi i rrjetit rrugor, kishin si pasojë shkëputjen e Athinës nga zonat produktive të vendit dhe mallrat e domosdoshme, çka rezultoi që banorët e saj të “mësohen” me pamjen e fëmijëve atrofikë, që rrëmihnin të gjenin ushqim në mbeturina dhe qindra të vdekurve në trotuaret e rrugët e Athinës, që dergjeshin të pakallur. Sipas arkivave të autoriteteve pushtuese, në nëntor 1941, numri i të vdekurve u katërfishua në krahasim me periudhën 1931-1940, ndërsa gjatë muajve janar - mars u gjashtëfishua.

Vetëm në dhjetor numri i të vdekurve arrinte 300-400 në ditë. Sipas të dhënave të Ministrisë Greke të Rimëkëmbjes, gjashtëmujorin e dytë të 1941, lindjet në Athinë arritën në 5400 dhe vdekjet 20.300, domethënë vdiqën 15.000 njerëz më shumë nga ç’ lindën. Në gjashtëmujorin e parë 1942 ndryshimi makabër arriti në 22.500 më tepër të vdekur. Por madje edhe numrat zyrtarë, japin një pamje konservatore dhe jo të plotë të problemit, mbasi vdekjet qëllimisht nuk deklaroheshin zyrtarisht, në mënyrë që tollonet e ushqimit të të vdekurve të përdoreshin nga të afërmit.

lifo.gr

Përktheu: Eleana Zhako

9 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Merkel: jam krenare per gjysherit e mi SS grabites.....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve

      Kirie e verteta fhemb ti e kupton ne cfare kategorie i kishin futur graqiret? Ja ku e ke: “Në mentalitetin e nazistëve, grekët qenë një popull që nga ana racore ishte bastarduar përgjatë shekujve dhe që nuk i përkiste racave superiore,ndaj dhe trajtimi i tyre, s’duhej të kishte dallim nga ai i kafshëve.” Sic e lexove, kjo ishte ajo qe mendonin nazistet per gabelet graqire. Graqiret si popull i ngritur nga mbreti gjerman OTTO, krijuan Agimin e Arte, mbanin me dashuri Metaksane dhe Papadhopulon dhe si gjithnje qe nga 1833 graqiret ishin oipulli me racist i Europes Jugore. Faktikisht graqiret duheshin zhdukur me napalm se bashku me serbet dhe turqit.

      Përgjigjjuni
      1. E
        EleΥΘeriskeΨι

        Per te gjithe juve sindromat e inferioritetit ndaj grekeve se bashku me mustaqemiun Xitler, Nitse shkroi , - Askush nuk ka mundur të gjejë helmin që do t'i shkatërrojë ata..." Friedrich Nietzsche , Në librin e tij të parë, të titulluar "Lindja e tragjedisë" (1872) dhe konkretisht në kapitullin 15, Nietzsche bën një përmendje të veçantë të kombit grek duke dëshmuar se ishte shumë përpara kohës së tij. “E vërtetuar në çdo periudhë të evolucionit të tij, qytetërimi i Evropës Perëndimore u përpoq të çlirohej nga grekët. Kjo përpjekje përshkohet me pakënaqësi të thellë, sepse çdo gjë që ata krijuan, në dukje origjinale dhe e denjë për admirim, humbi ngjyrën dhe jetën në krahasimin e saj me modelin grek, u tkurr, përfundoi si një kopje e lirë, një karikaturë. Pra, herë pas here shpërthen një tërbim i mbytur në urrejtje kundër grekëve, kundër atij kombi të vogël e arrogant, që kishte nervat ta quante barbarizëm se nuk ishte krijuar në tokën e tij. Asnjë nga armiqtë e tyre të rishfaqur nuk pati fatin të zbulonte hemlockin, me të cilin mund t'i shpëtonim njëherë e përgjithmonë. Të gjitha helmet e zilisë, turpit, urrejtjes kanë rezultuar të pamjaftueshme për të prishur bukurinë e tyre të mrekullueshme. Kështu, njerëzit vazhdojnë të ndjejnë turp dhe frikë ndaj grekëve. Natyrisht, aty-këtu shfaqet dikush që njeh të gjithë të vërtetën, të vërtetën që mëson se grekët janë karrocat e çdo qytetërimi që vjen dhe pothuajse gjithmonë edhe qerret edhe kuajt e qytetërimeve të ardhshme janë të një cilësie shumë të ulët në krahasim me karrocierët, të cilët në fund të fundit sportojnë duke e çuar qerren në humnerë, të cilën e kapërcejnë me një kërcim të Akilit”.

        Përgjigjjuni
    2. I
      I

      Aaah … prandaj e quajne Mutofagos.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Eeeehhhh merr majmuna shpellar Kaukazi, fqinj mijvjecar me Helladen dhe sa pak njifni per fakte historike qe trondisin Boten. $$$$$$$ Kjo tregon se jeni sperm e huaj ne keto troje.

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Greket "kolaboracionist" (sipas mashtrimeve historike Arnaute) vdisnin per buke, kurse Camet "armiq te Nazismit" ishin pashallar (si gjithmon lēpires te te fortit). $$$$$$$ E kuptuat o mashtrusa se sa shume sakrifica ofroj Greqia luftes kunder Nazi-Fashizmit, sa qe e paguajti me nje krizë apokaloptike urie, qe nuk e kishin jetuar qe nga lashtesia.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Ndonje fact per Turqine ka? Cna duhet neve me popullin Greke. 500 vjet u bashkepunuam dhe luftuam per Baben. Me Italianet dhe Germanet ne Luften e dyte. Tani luftojme per "Ameriken". Brazili,Argentina,Meksiko,Canada ndodhen ne Planetin Mars. Vetem SH.B.A eshte ne Continentin qe quhet "Amerike".

          Përgjigjjuni
          1. D
            D.Didani

            Ne keto vite ne Shqiperi ,popullin e mbronte Enver Hoxha dhe partizanet ,prandaj me plot gojen mund te themi se nuk kane ndodhur katastrofa te tilla humane!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genti

              Uria ne Athinë është një nga faqet e hidhura dhe kriminale të administratës Italiane dhe naziste pushtuese që shkaktoi dhjetra mijëra të vdekur. Ishte neglizhencë e fashistëve apo hakmarrje për humbjet që i shkaktoi ushtria greke në 1940-ën Italisë fashiste këtë s'mund ta them. Ose ndoshta të dyja bashkë. Ta përdorësh këtë ngjarje kriminale për të shfryrë dufet nacionaliste për atë që ndodhi më pas ndaj çamëve muslimanë është e turpshme. Krimet ndaj civilëve janë njësoj të dënueshme nëse janë jo ligjore. Pastaj nuk duhet harruar që një pjesë e madhe e grekëve që pësuan nga nazi-fashizmi ishin arvanitas pra shqiptarë si ne.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje