Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të Ujmanit

10 Dhjetor 2022, 20:40Rajoni TEMA

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në afërsi të

Policia e Kosovës, ka njoftuar se persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme.

"Në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut", njofton Policia.

"Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri", njofton Policia e Kosovës.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara.

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe rendit kushtetues", njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Policia e ka konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë, pasi serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pas mbylljes së pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të hapura mbeten edhe katër pika tjera që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

2 Komente

  1. B
    BOLL MË

    Ne morrën fytyrën këta të Qeverisë e Kurti dhe Osmanit. Po na turprojnë çdo ditë, plagosën policët dhe bllokohen rrugët sulmohen institucione e shtetit në veri etj etj . Bëjnë skena me "trimëri" dhe bllokohen e duhet tërë KFOR-i dhe politika e vendeve mike me na lirua rrugët dhe me i largua grupet kriminale serbe. Qeveria e Presidenca tërhiqen nga kokëulur si qyqar dhe të trupruar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Naim Shabani

      Ja rrufsh ,k.... , ,Dardania, po vjene, Ilirrrnofte Bashkimi ,, Kombetare ,,

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje