Pak muaj më parë ishte liruar nga burgu, kush është 43-vjeçari shqiptar që u qëllua në Greqi

25 Janar 2024, 12:00Rajoni TEMA
Pak muaj më parë ishte liruar nga burgu, kush është

Zbulohet identiteti i 43-vjeçarit shqiptar që u qëllua me armë zjarri në Greqi.

Mësohet se ai është Emil fatmir Backa, i datëlindjes 1981 dhe banues në rrugën Paleologu 8 në Ahaja. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, mbrëmjen e së mërkurës, në zonën Ahaja 25 km në perëndim të Patrës në Peloponez.

Sipas policisë lokale, një person ende i panjohur, që ndodhej në një automjet të markës “Citroen”, me xhama të zinj, iu afrua vetëm pak metra larg banesës së tij dhe qëlloi të paktën 3 herë, me një pistoletë 9mm 43-vjeçarin. 

Prej plumbave Backa mori plagë të rënda, por mjekët thonë se për momentin ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në trupin e viktimës ka mbetur ende një plumb, ndërsa ai është dërguar në spitalin universitar të Patrës, ku mbahet në reanimacion në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Policia thotë se autori i dyshuar mundi të largohet me shpejtësi nga zona, ndërkohë që po zhvillohen hetime për gjetjen e tij.

Burime policore i thanë Top Channel, se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge. Ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.

Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.

3 Komente

  1. T
    Tirona

    E felliqem Greqine. Jemi fiks barbare e shtaze te pandreqshme.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Koke "autochthonous" nga Afghanistan....

      Përgjigjjuni
      1. j
        janulles me rok kokes

        Pse ke ikur nga puna ti majmun ?? Paguhesh te lepish bythen e Janulles pasi e ka zene bixga dhe nuk permbahet ....vazhdo punen dhe leri komentet ..bythqir

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje