Marrëveshja për targat, Vuçiç: Fitore e vogël taktike në Bruksel, pritet presion më i madh

24 Nëntor 2022, 12:06Rajoni TEMA

Marrëveshja për targat, Vuçiç: Fitore e vogël

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat është një fitore e vogël taktike “që do të na çojë në presion edhe më të madh”.

Një ditë më parë, më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Në konferencën për media Vuçiç tha të enjten se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar.

Ai konfirmoi se nuk do të ketë targa të reja KM, të cilat ishin rreth 90 në vit.

Vuçiç po ashtu tha se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Serbisë shtoi se është e rëndësishme që në Bruksel është theksuar domosdoshmëria e përmbushjes së marrëveshjeve të mëparshme.

 

2 Komente

  1. F
    Fitore e vogel Taktike e nji Fodulli te Madh

    sa bukur i pervetesojne kta serbet Fitoret e te tjerve duke i shitur si te tyret . Kush s'e pa qe Bruxeli ishte Protagonisti kryesore i Lojes se dy Kllouneve mbi Tavoline ku e gjithe Loja e Bla - bla -bla-se Vucic - Kurti eshte thjeshte nji Alibi e asaj cfar qendron pas quintave te Bruxelit ,qe shqiptaret ja njohin mire surratin dhe gjuhen e gjaprit .- Edhe se Vucici psh eshte ne dijeni ,se Brukseli ushtron Presion ndaj shqiptareve ne cdo rast e kudo me te gjitha menyrat e metoda nga me tinzaret - nuk perben ndonji Lajm . Nji gje dihet mire tashme se Brukseli luan nji Loje te pist me Ballkanin ,si ka ber prej Shekujsh ,duke favorizuat konfliktet dhe Gjenocidin . -------- Asgje e re nga Fronti Perednimit

    1. e
      emigranti

      Vucici kerkon asosacionin e komunave serbe, kur nuk ka zbatuar asnje nga pikat e marreveshjeve te arritura me pare. Dhe Europa hesht dhe vazhdon ti beje presion permanent Kosoves.

      Lini një Përgjigje