Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 5 komuna paralele serbe në veri të vendit, veprim që ka të ngjarë të nxisë tensione të reja.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha në një intervistë për Report Tv ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke nënvizuar se ai po realizon planin serb pas përplasjes me ndërkombëtarët.
Gjithashtu Berisha theksoi se Kurti po e rrënon Kosovën, ndërsa shtoi se vetëm në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë vendi mund të bëjë para.
''Kosova është shtete i pavarur dhe duhet të veprojë si i tillë. Nëse do me ecë shpejt mund të nisesh vetëm, por vetëm mund të përballesh me sfida që nuk janë të pakta vetëm për ne. Nëse do të mbërrijë i sigurt duhet të ecësh me aleatët, pasi përballjen do ta kesh bashkë me ato dhe udhët, koordinim e ke me aleatët.
Vendimi i qeverisë është i drejtë në kuptimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova, por metodologjia e punës është e gabuar. Pikërisht kjo metodologji e gabuar e ka sjellë qeverinë e Kosovës në të tilla përplasje që janë në disfavor me të.
Ky kryeministër për dallim ky është më shumë i karakterit populist. Ka krize identiteti. Për shkak të programit që ka ardhur në pushtet, nuk ka arritur të përmbushë asnjë objektiv të vetëm. Ka krizë identiteti dhe politike dhe mashtrimi. Po përpiqet që t’i përdorë për efekte elektorale qoftë dhe me kushtin për të humbur aleatët tanë. Humbja e kësaj aleance është shumë e rrezikshme për Kosovën. Po realizon synim serb pasi ky është synim serb, me humbjen e mbështetjes së aleatëve'',- tha Berisha.
Në një aksion të 30 gushtit, Kosova mbylli 5 komuna serbe paralele, një aksion që pritet të nxisë tensione të reja pasi qeveria e Kosovës është kritikuar nga perëndimi për “hapa të njëanshëm”.
Nga aksioni u mbyllën, komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviçit.
Policia e Kosovës, tha se operacioni në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”.
Më herët gjatë këtij viti, autoritetet mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit.
nuk e kuptoj po Kurti ka mbyllur komuna “PARALELE SERBE” ne veri te KOSOVES. Cfare eshte ketu qe nuk shkon ?
Hhahahah Hisen Berrishoviç
Hisen Berisha një partiak i sëmurë dhe një dështak! Ky gjoja ka luftuar por si rrenës dhe hileqar i keq që është arriti të mbijetonte dhe të merej me "politikë". Ata idealistët e mëdhenj si heroi Agim Ramadani e të tjerë kurrë nuk do t'i vinin interesat e tyre të ngushta mbi atë të Kosovës!
Hisen, kerkoi Abdixhikut te flase ne emer te LDK. Me nje LDK te katandisur keq e ma keq, nuk ka frike te baj cfare ban Kurti. Ju dhe tere opozita jeni po aq pergjegjes sa Kurti ne cmendurine kolektive per te kundershtuar Ameriken dhe Perendimin qe e cliruan Kosoven. Pra, te 120 deputetet e Kuvendit te RK jeni njesoj per aq kohe sa nuk dorezoni mandatet ne shprehje te kundershtimit per prishjen me Usa dhe BE. Historia do tu mban pergjegjes.
Eshte e kunderta e asaj qe pretendon deputeti I LDK- se. Albin Kurti po e fuqizon Kosoven. Dhe vete fakti I mbylljes se ketyre institucioneve ilegale serbe, flet per kete. Nuk eshte se Kurti nuk po do te pyese nderkombetaret, por jane keta te fundit qe kerkojne statuskuo duke e lene Kosoven te copetuar, me qellim qe Veriun e Kosoves t'ja dhurojne Serbise ( kujtoj ketu qe kete zone e kontrollonte KFOR- i francez ) per ti plotesuar deshirat e Serbise, sidomos pas luftes ne Ukraine . Kurti me keto veprime, pamundeson planin serb per copezimin e Kosoves duke vendosur gradualisht rendin ne gjithe territorin e vendit. Fakti qe ambasadoret e huaj kercenojne Kurtin para se me u shpall vendimi per dinarin, apo uren mbi Iber, si dhe rasti i fundit, tregojne se Kurti i ka informuar me pare ata.
Gabim e ki o emigrant. Po e hupim Kosoven. Albini shkon me jetu ne fshatin e grus, po ne ko do shkojna, do na myt krejt Serbia. Ne nuk e dum Ameriken e ska kush na ndihmon.
Vetëm në Dukagjin mund të gjesh këso gamarësh që për interesa personale karrieriste u verbohet logjika. Duke filluar nga Ramushi,Muhaxhiri,Krasniqi,Molliçaj etj.
LDK,eshte pjelle e formuar ne beligrad nga udbashet e Kosoves.Qellimi ka qene mos hapur e vatrave te luftes ne Serbi,e cila luftonte ne Slloveni,Bosen dhe Kroaci.LDkistet ishin te privilegjuar,askush nuk i prekte ne Serbi,Kosove.Edhe tash pak kane ndryshu….