Cedomir Stojkoviç, përfaqësuesi ligjor i poltikanit serb, Nikola Sanduloviç, ka qenë prezent në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, këtë të premte, ku ka bërë homazhe në nder të viktimave të luftës në Kosovë.
Stojkoviç ka lënë një buqetë me lule dhe një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.
Në mesazhin e lënë, të shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, avokati kërkon falje për vrasjen e vogëlushes.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, shkruhet në letër.
Pas kësaj, në një prononcim për mediat, Stojkoviç është shprehur se ditën e nesërmë, pavarësisht presioneve, ai do të kthehet në Beograd.
“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur!”- ka shtuar ai.
Shkak për vizitën në Prekaz, ka qenë arrestimi i opozitarit serb Nikola Sanduloviç nga shërbimi sekret BIA, pasi zhvilloi homazhe mbi varrin e Blerina Jasharit. Avokati zgjodhi të sfidonte atë që ai e quan regjimi fashist në Serbi, duke kryer të njëjtin gjest human mbi varrin e një fëmije të vrarë në luftë.
Ka edhe njerez ne Serbi qe duan te jetojne ne paqe dhe mos te jetojne ne boten e cudirave sic i meson kisha shumicen e tyre.
Vetëm nëse Vučić do të kërkonte falje në emër të Serbisë do të hapej rruga për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë nga 1 nacionalshovenist si ai! Avokati i Sandulović-it meriton çdo respekt për këtë gjest!
Bravo!,Kur ka Njerez,shpresa nuk vdes.Vdes injoranca.
Komenti me i sakte! Bravo te qofte. Dikur tek TEMA kur ka rene rasti per artikuj qe flisnin per serbet, kam lene nje koment ku fola per serbet e thjeshte, te cilet jane njerez normale si dhe per miqesine qe edhe sot kam me dy serbe, qe i kam njohur si kolege ne punen time ne Kanada. Per ate koment kam marre shume pergjigje ku akuzohesha me lloj lloj emrash. Fakt eshte se ne Serbi, propoganda shteterore dhe ajo e kishes serbe eshte teper e madhe kunder shqiptareve, por si kudo neper bote, ka edhe atje njerez me tru, qe e kuptojne te verteten dhe e pranojne ate. Nga ana tjeter, kemi edhe ne shume karafila qe paraqiten si antiserbe te terbuar. Ne si shqiptare, nuk mundet te harrojme krimet serbe kunder popullsise tone ne periudha te ndryshme kohore, duke filluar qe nga Lufterat Ballkanike dhe deri ne vitet e fundit ne Kosove e ne krahina te tjera qe jane zbrazur nga shqiptaret, jo vetem ne Serbi, por edhe ne Malin e Zi, Maqedonine e Veriut e Greqi, por kjo nuk duhet te na beje qe te mbetemi armiq te perjetshem me fqinjet tane. Gjithmone kujtoj me shume respekt nje politikan allvanitas si Manolis Glezos, heroin grek te L2B, kur gjate nje fjalimi ne Parlamentin Grek, ju kujtoi kolegeve te tij se nese djalin, vajzen, bile edhe gruan mundet ta perzesh nga shtepia, kete nuk e ben dot me fqinjin, prandaj nese do qe te jetosh ne paqe, duhet me u marr vesh me te, ne te kunderten e ben jeten tende te veshtire.
nje mije lot per nje mije vjet paqe ,urrejtja vdes ,dhe endrat fillojne me fjalen me fal .ndoshta ky eshte fillimi ,ndoshta fjala me fal do jete nje fjale e perdorur me shpesh nga serbet .te shpresojme .dhe pse nje ender.
Sapo shkoi te kufiri serb e arrestuan dhe i morën pasaportën! Ta shofim çka do të ndodhë me te.
ka njerez te mire kudo dhe kurdohere
Respekte avokat ! Edhe ne Serbi ka " NJERËZ " .
Humanizmi egzistokerka edhe ne Serbi... Bravo avokat! Me mire vone se kurre.
Brravo te qoftë, këtu fillon burrëria!!
... Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’” - e gjetur. Keshtu duhet te filloj e ardhmja ne ballkan
Respekt per humanizmin e intelektualeve serbe qe shkojne permbi interesat meskine te politikes shoviniste panserbe. Kjo do te thote se ka drite shprese per te permiresuar marredheniet midis tre vendeve. Nderkohe reflektoj dhe pyes veten nese mes politikaneve shqiptare kemi edhe ne tille qe qendrojne permbi interesat e vogla personale. Horizonti yne eshte sterre nga kjo pikepamje.
Ketu nuk behet fjale vetem per intelektuale serbe por ne rradhe te pare per politikane serbe qe jane te lidhur me perendimin dhe i duan te miren Serbise, sipas ideve perendimore dhe jo ideve te rusit. Ishte Cedomir Stojkoviç, përfaqësuesi ligjor i poltikanit serb, Nikola Sanduloviç qe vuri lule ne vazhden e politikes se Sandulovicit qe mbeshtetesit e Vuciqit i dhunuan familen, per kete akt te tij... Pra kemi te bejme me nje platforme perendimore dhe nje platforme pro ruse qe po perplasen ne Serbi...Nejse qellimi im qe shkruaj eshte per te thene se duhet kujdes per politikanet tane kur flasin per keto ngjarje ne Serbi. Ne kundershtim me te drejten tone si qytetare te lire qe te flasim ashtu sic e ndjeme dhe qe praktikisht tere komentuesit jane korerekt, me sa shkruajne, kur vjen fjala per politikanet, duhet te mendohen kur flasin dhe jo te "shesin" patriotizmin e tyre duke shfrytezuar kete sitauate ne Serbi. Tipik ishte Albini qe ne nje forum tha se Vuciqi ishte diktator ndaj opozites serbe. Menjehere gjithe shtypi serb dhe Vuciqi e shfrytezuan kete "patriotizem" te Kurtit per te nxirre opoziten serbe. Ata argumentonin se opozita serbe eshte spiune e perendimit qe kerkon ti jape "pavarsine" Kosoves. Ne kohen kur serbet jane shume te ndjeshem dhe pro politikes se Vuciqit, ky llafazanizem i Kurtit nuk i sherben opozites serbe, por vetem Kurtit te krekoset si gjel dhe Vuciqit qe akuzon opoziten properendimore si vazhdeuese e politikes se Kurtit......Pra Kurti duhet te tregohet i kujdesur, sepse me prononcimet e tij pro opozites serbe, demton opoziten serbe, ku i ka mbeshtetur shpresat perendimi. Kurti duhet te thote qe lufta politike ne Serbi eshte ceshtje e brendeshme e Serbise duke i hequr keshtu Vuciqit nje arme te forte kunder opozites dhe perendimit...etj...etj. Kurti nuk eshte si ne(populli i zakonshem) dhe nuk duhet te shese midis nesh "patriotizmin" e tij per reputacionin e tij brenda shqiptareve, sepse praktikisht efektet e kesaj retorike te Kurtit jane nje mbeshtetje e madhe per Vuciqin. Vuciqi ku ta gjeje qe ne luften kunder opozites serbe te barazoje Kurtin me opoziten serbe. Kjo i leheteson atij punen kunder perendimit dhe pro Putinit, pavaresisht se ne brrohorasim: Te na rroje sa malet Kingu i Shqiptareve....
HESHTJA ndaj së keqes është MIQÊSI me djallin e së keqes.
Eshte per te duar trokitur ndryshimet te cilat priten te zbatohen ne serbine fashiste.Kur ndergjegjja egziston ,kur faktet rrenwethese jane mbi emocionet e gabuara,triumfon Arsyeja .Per kete arsye,populli shqiotar ka pritur dhe ka dashur te gjallerohet,qe neper mjet ketyre personazheve ,te krijohet nje mirebesim per te jetuar secili i lire i shendeteshem pa frike se do kidnapohet do torturohet..Do te kishim dashur qe nga kjo rryme e re e pergaqesuar nga zoti Nikola Sandulovic,dhe tani nga zoti Cedomir Stojkovic,te jete nje lum i rrembyeshem njerezish ne perkrahje te plote te humanizmit te demokracise te vertete e cila u ka munguar rusoserbeve.Te shpresojme se keta njerez ,si pale per mareveshje te ndersjellta,e kane kete Qeveri e cila udhehiqet nga njerez me parime dhe dashuri per cdo individ ,popull ne rruzullin tokesor....
I dashur Flamur, ketu nuk behet fjale qe keta stojkovica dhe sandulovica jane njerez me parime dhe dashuri per shqiptaret. Ata kene te njejten "dashuri" si dhe Vuciqi, por ndryshojne ne taktikeat e tyre per te marre pushtetin. Opozita serbe mbeshtetet tek perendimi dhe do te arrije qellimet e saj ndaj Kosoves, duke patur mbeshtetjen e perendimit kurse Vuciqi eshte gati i njejti person por qe mbeshtetet tek Putini. Asnje ilizion qe keta jane ndryshe kur vjen puna per Kosoven....Eshte kohe e veshtire per iluzioniste si puna jote, qe dine te shkruajne vetem hartime...
Miku, pa serbët humanistë e miqësor (qofshin të paktë) nuk do kishim AUTONOMINË e Kosovës si element konstitucional i federatës jugosllave. Mos harro me mijëra të tillë të mishëruar në shpirtin dhe mendjen e Guvernatorit të Beogradit - Bogdanovic e shumë të tjerë. Ndër shqiptarët kujto shiptarellat e mishëruar në surratin e Ali Shukriut e të këtij Berishës së Preshevës, armik më armik se Mladici e Miloshi. Të bëjsh e të përvetësosh një zë miqësie është punë misionare. Nuk merret e nuk arrihet në pushtet në Serbi përmes miqësisë me shqipatarët, por përmes kanibakizmit kundrejt shqiptarëve, këtë ta kesh mendim premisar. Nderime e mirënjohje zotit CEDOMIR ! Past shëndet!
Hodo Zalli, pa dashur te replikoj gjate me ty po te them se autonomija e Kosoves ishte veper e Titos qe si kroat qe ishte e beri ate si kunderpeshe dhe per te zvogeluar influencen serbe. Titua shfrytezoui bukur rrezistencen shqiptare dhe manovroi bukur...edhe sot kroatet jane aleatet tane....