
Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliut mbrëmë i është vjedhur makina zyrtare model Audi A3. Ministri është pyetur paraditen e kësaj të mërkure në Polici, po ashtu dhe shoferi i tij, i cili ka thënë se mjeti ka qenë i parkuar në ambientet e Ministrisë.
Zyrtarët policorë kanë insistuar që ai të jepte deklaratë për vjedhjen e makinës zyrtare, sepse fillimisht çështjen ja kishte deleguar shërbimeve që merren me sigurinë e tij.
Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar makinën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj Ministrie.
Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se është telefonuar nga Policia e Kosovës përgjegjësi për makinat e kësaj Ministrie, shtetasi me inicialet B.C, sepse që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.
Sipas komunikatës zyrtare, e cila është dhe më poshtë, mjeti i Ministrisë së Infrastrukturës me të cilin lëvizte zoti Liburn Aliu dhe personi që e kishte vjedhur, ndodhen të ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Rasti është dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Sot dhe një scooter nuk mund të vjedhësh se ka GPS jo më një makin të tillë. Po të ishte çmontuar, do kishte bërë ndonjë lek për pushime.
Idjote gazetare me titull pe klikim ministrit te mamit tend kosove .vereni edhe emrat e atyre idjoteve qe duane te quhen gazetare