Ndalohet avokati britanik i opozitarit serb që u dhunua barbarisht, Sanduloviç: Po merret në pyetje nga policia e Vuçiç

2 Shkurt 2024, 12:06Rajoni TEMA
Ndalohet avokati britanik i opozitarit serb që u dhunua barbarisht,

Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe aktualisht po merret në pyetje. Lajmin e bëri vetë Sanduloviç i cili kërkoi reagimin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiçit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, shkroi ai në rrjetin social X.

Pas kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar dhe bëri të ditur se e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Britanisë. “Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo.


Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.

Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.

 

1 Komente

  1. G
    Goci i Tivarit

    Perëndimi merret me dinarin e Serbisë, ose gozhdën e Nasredinit. Na mbajnë si MInj laboratori. Teatri i absurdit. Simpatinë tonë na e marrin për naivitet, ndërsa nazishovenizmin serb, e trajtojnë me konsideratë partneriteti. Ne shohim interesat tona, tha Hilli, ndërkohë që merre nga ta marrësh, tash e shumë dekada në ardhmëri, interesi i tyre konvergjent me ne. Të rikujtojmë Titon: Merrte miliarda nga Amerika e Perëndimi, blinte armë (derdhte e pasuronte me valutë Rusinë (duke blerë armë prej tyre) Kjo puna e Perëndimit shpjegohet me fjalën - mallkimin gjenial shqiptar: U VRAFSHË me DORËN TËNDE !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje