“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në konflikt”, Abazoviç paralajmëron nga Tirana, mesazh për të drejtat e shqiptarëve

14 Prill 2026, 15:30Rajoni TEMA
“Nëse nuk bashkëpunojmë, shkojmë në

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, theksoi nevojën për unitet në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, raporton A2CNN.

Duke iu referuar situatës në Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se të drejtat e shqiptarëve mund vetëm të avancohen dhe jo të pësojnë hapa pas.

Duhet të jemi unik në mbrojtjen e të drejtave tona. Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarët për të drejtat që janë arritura. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen, mundet vetëm të avancohen”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Abazoviç paralajmëroi edhe për pasojat e mungesës së bashkëpunimit, duke theksuar se: “Nëse nuk do të bashkëpunojmë, ne do të shkojmë ne konflikt. Besoj se çdokush sot e sheh sa i dëmshëm ishte konflikti. Mali i Zi e ka ndjerë në trupin e vet”.

3 Komente

  1. t
    tarras

    Na e jepni ket karin ta ndigjojm ne audio si e artikulon shqipen ky idiot

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dritani

      Abazoviç e ka ndjek shkollën në gjuhën serbe që nga klasa e parë fillore megjithëse në Ulqin ka shkollë fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. Shkollat shqip i ka hap Italia në vitin shkollor 1941/42 dhe nuk janë mbyllë deri sot.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xy

      Te raft murtaja ooo Abazovic, re ti dhe shpetoj kisha serbe ne mal te zi , re ti dhe nuk e mundesove qe mali i zi ti bashkohet trungut me shqiptaret ….ti o abazoviq tradhtari e nderpreve permbytjen e kishes serve nji kancer ne Iliri kudo qe jane …

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje