Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur i bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë i mirëpritur në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme të Europës.
Më 2009 papritmas dha dorëheqje. Në fillim të dhjetorit 2010 iku nga Kroacia, por aventura e tij zgjati vetëm 24 orë: u arrestua në autostradë afër Salzburgut në Austri.
Gati 15 vite kanë kaluar nga ajo kohë. Burri me qese në dorë, i njohur me emrin Ivo Sanader, doli sot nga burgu. Deri tani, si në paraburgim ashtu edhe në bazë të vendimeve gjyqësore, ai ka kaluar në burg gati 10 vjet.
Ivo Sanader është dënuar me vendim të formës së prerë në tri raste: për përvetësimin e parave nga ndërmarrjet publike, për kërkim dhe marrje ryshfeti si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina tek kompania hungareze MOL në këmbim të ryshfetit.
Ivo Sanader do të mund të hynte në histori si një personalitet i madh i politikës kroate. Para se të futej në terrenin e minuar të politikës, ai ishte drejtor teatri në Split. Fliste italisht, gjermanisht, anglisht.
Kur u bë kryeministër, i dha fund trashëgimisë së plumbtë të Franjo Tuxhmanit. E orientoi Kroacinë drejt BE-së. Krijoi kushtet për arrestimin e Ante Gotovinës. Kësisoj hapi shtegun për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Por gjatë qeverisjes atë e tradhtoi instinkti i pushtetit - dhe ai i lakmisë.
Dhe ja ku është tani: një burrë me një qese. I përbuzur. I harruar. I vetmuar. Dhe meritueshëm i dënuar! Ndërkohë vendi i tij është anëtar i Bashkimit Europian, është pjesë e Schengenit dhe paguan me euro (në NATO Kroacia ka hyrë më 1 prill 2009, atëherë kryeministër ishte Ivo Sanader).
Për krejt veprat e tij, drejtësia kroate e ka dënuar me gjithsejt 18 vjet burg. Sipas ligjit, janë plotësuar kushtet që ai të lirohet paraprakisht, por deri në vitin 2032 do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve. (E.Robelli)
Dhe kriminelet edhe hajdutet e popullit shqiptar qe nga sali kurva dhe deri te brekushja si prek asgje
Po çi duhet që bëri aq pak korrupsion. Pse nuk hodhi në erë ndonjë depo baruti, apo të vriste pa dashje nja 4 a 5 demostrues dhe shpëtonte pa burg.
Ose te paguante per iceneratore pa i ngritur fare.
Prokurorët kroatë duhet të vijnë këtu të trajnojnë Dumanët tanë...
Epo ate e quajne IVO SANADER dhe sipas shkrimit ka bere ca vjedhje , po vetem vjedhje . Po edhe prokuror me siguri ndonje burre i vertete koqelesh apo grua qe kur flet i ze vend llafi . Aty behet fjale per ne Kroaci po ketu ne Shqiperi qe kemi nje ish kryeminister qe quhet Sali e jo qe vuri tere qeverine ne sherbim te familjes per te vjedhur e vrare popullin e vet po kemi edhe nje krye krye prokuror qe nuk guxon t'ja hapi dosjet e krimeve te renda po ka 6 vjet vete merret me vogelsirat e krimeve monstruoze qe ai qen ka ne kurriz .
Aman mos na i merzitni Dumen Dumanin.
A bravoo! Edhe ne t'ja bëjmë njëlloj e-Dramës. Se Salehu dhe Likja nuk diskutohet.
Po ka vjedh aq shumë dhe me siguri i ka fsheh paret dhe duhen 10 15 vjet burg me i zbardh po 100 vjet me i ba ato pare. Kta tanët se kanë atë fat që ti zbardhin paret e vjedhura me pare të zeza e të pista do jetojnë ata dhe fëmijët e tyre…
mik e shok i saliut,urimin e pare per lirimin nga burgu e merr nga saliu like,ja pra nuk jane vetem as keta........
Ky është sistem gjygjsor pau përrpzier Politika! Këto janë gjykata ,jo si këto gjykata,prokurorit tona militantë të Partive .
Kur do i shikojme keta hajdutet kriminelet tane me qese ne dore!!!!krimineli sali vetem shane e shfryne kunder drejtesis dhe dumdumani hesht nga frika
i ka sherbyer kroacise ne te gjitha menyrat .dhe se fundi me denimin e tij ku drejtesia kroate tregoi pavaresine e saj ne denimin e nje kryeministri .dhe per te gjitha keto i meriton ti gezoje ato qe ka marre ,nese ka marre .
Kur e kam takuar fliste me nje vetsiguri brilante.Bertiste ne Parlament qe skishte birkurve te deklaronte qe i kishte dhene para. Gazetareve nuk la llaf pa i share duke i quajtur kazan(pleherash).Nga krahu tjeter kompromentoi Pronaret e medias me nga nje licence apo leje ndertimi. E paralajmeruan ne ate kohe se benefitin e madh te te qenit Kryeminister nuk mund ta perdorte per axhenden e tij personale.Pasuria e popullit nuk mund ti darovitej askujt.Nu degjoi!Ja ku eshte sot ne kete foto! P.s NUK PO BEJ PARALELIZEM ME ASKEND
O ROBELLI ! Po nuk na sqarove, pervec pervetesimeve (vjedhjeve), dhe futjes se Kocise ne NATO, a ka vrare njeri ne Kroaci ky Ivo Sanaderi kur ishte K/Minister ?
Kroatët janë katolik kanë ligje kulture
Koment i sakt. Atje hajduti përbuzet dhe dënohet. Te ne hajdutêt quhen njerëz të zot se me paret e vjedhura bëhen biznesmena.
Po dhe çuditërisht dhe ky Ivoja gjatosh qenka dhe artist (drejtor Teatri) njëlloj si Skënderbeu i Spidhopalit
Kane ligje prandaj jane denuar 3 prifterinj per pedofili, bravo Kroacia ! A ka njeri te ma spjegoje shprehjen trendi te Gjon injorantit “ Ligje Kulture”?!
Kurse Veliaj dhe Meta pregatiten per te dale jashte!
Të parin atë që ka vrar në bulevard, në Gërdec dhe pas tij gjithë të tjerët që i kanë hyr në hak popullit duhet të përfundojnë kështu pra në Burg. Po siszemi i Drejtësisë duhet të kezë burra me të vërtet jo si këta trapat që kemi ne prokurorë, që nuk hezojnë, por nxjerrin inatat personale. Drejtësia jonë vetëm drejtësi nuk është , është e tredhur pa lindur akoma.
Dua të di, a e shante prokurorin që i dha akuzën, ky Sanaderi, siç e përdhos orë e çast Sal krimineli Dumdumanin tonë.??
Harova te them se e kam takuar per here te pare ne Sarande.E shoqja ishte me profesion Arkeologe. Besoj shume qe me qese do i shohim heret a vone duke dale nga burgu te gjithe qe kane ndyer duart e kane tradhetuar betimin para Kushtetutes!
MUNGON VETEM TI VINI FLETERRUFE. JENI BERE SI ZERI I POPULLIT
Po te kishte drejtesi ne Shqiperi Sales e Likes sot do ti kishte mbire bari.
Ky artikull eshte i denje per sulltanin e Surrelit, Ramaduro.
E ça do ti njëherë,tashti ,pastaj!?