“Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, SHBA: Nuk ka kohë për të humbur, bëjeni asociacionin

10 Nëntor 2023, 19:20Rajoni TEMA
“Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, SHBA: Nuk ka

Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen ndaj Kosovës që ta formojë Asociacionin, pasi nuk ka më kohë për të humbur. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Ilva Taren në “Balkans Debrief” tha se të njëjtin qëndrim ndajnë edhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, për përmbushjen e këtij detyrimi në mënyrë urgjente. Ambasadori nënvizoi faktin se drafti europian i dorëzuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, nuk bie ndesh me kushtetutën.

 “Drafti aktual është në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese dhe nuk krijon autoritet apo pushtet ekzekutiv për Asociacionin. Kjo nuk është një provincë autonome brenda Kosovës”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA në Kosovë.

Diplomati amerikan në Prishtinë foli dhe sulmin terrorist në Banjskë duke e konsideruar atë “një përpjekje të koordinuar, konsoliduar dhe sofistikuar për të destabilizuar rajonin, dhe veçanërisht veriun e Kosovës.

“Ishte një kërcënim i drejtëpërdrejtë për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Natyrisht ishte një tragjedi”, shtoi ai.

Sa i përket lajmit për një padi për gjenocid kundër Serbisë, që mund të ngrihet nga Kosova, Hovenier, tha se palët duhet të fokusohen më shumë nga e ardhmja se sa e kaluar, edhe pse nënvizoi se ende ka nevojë për të vendosur drejtësi në rajon.

1 Komente

  1. P
    Peollagonasi

    ZOTI AMBASADOR i NDERUAR i SHTETIT më të NDERUAR në BOTË (nga ne ARBNORËT! Pse ky nxitim kur ne jemi objekt i shqetësimeve tuaja! Si nuk vritni mendjen (institucionalisht) e jeni aq të durueshëm ndaj TEKEVE shoveniste serbe që gjithë Perëndimin (me keqardhje e habi) e heq e tërheq në kohë pa mbarim e ju aspak nuk i bieni ziles që Serbia shoveniste e PRORUSE/S shoveniste të dridhet pak e të qaset nga rruga e dreqit, në dëmin tonë të përbashkët. Të fala! nga Gostivari

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje