Serbia reagon ndaj SHBA-së për Asociacionin

10 Nëntor 2023, 11:33Rajoni TEMA
Serbia reagon ndaj SHBA-së për Asociacionin

Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një organizatë joqeveritare. Këtë e deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi që të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është mekanizmi i vetëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai.

Petkoviç shtoi më tej se ai duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Kushtetuta e Serbisë është e shenjtë. Nuk ka konferenca mediatike, as referenca në të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka besueshmëri jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, që mund ta pezullojë ose anulojë atë”, tha Petkoviç, duke reaguar edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë. 

5 Komente

  1. P
    Pirxh pirxh

    Asnje kushtetute nuk eshte e shenjte, se nuk i ka shkruar Zoti, por njerezit! Kushtetuta ndryshon, e permiresohet sa here e kerkon koha! Kushtetuta Amerikane, ligji me i larte i SHBA eshte amenduar 27 here qe nga hartimi! E ju shkerdhatat serbe nuk jeni me te mire se amerikanet! Jeni popull idiot e konfliktual qe jetoni ende ne te kaluaren!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellagonasi

      PIRXH, ti je nacionalist. Duket se nuk i honeps shovenistët serb. E ke gabim e duhet të kesh mirëkuptim për shovenizmin e tyre, sepse edhe MAJMUNËT e sojit agresiv, shkencërisht është argumentuar, e kanë prejardhjen nga serbët shovenist.

      Përgjigjjuni
    2. i
      ilirian

      Me sa di unë edhe Serbët e kanë ndryshuar kushtetutën disa herë kështu që ajo që thoni për sa i përket kushtetutës është ujë ne hava i themi na nga këto anë, pastaj që kjo është politika juaj qe ti hidhni hi syve te tjerëve edhe këtë e kemi kuptuar, ju këmbëngulni që të bëni edhe një Bosnjë tjetër brenda Kosovës por nuk janë të gjithë kaq budallenj dhe tani dolët ju Serbët tu jepni mënd njëherë bie macja brenda herën e dyte shi se do biesh vet brenda ...

      Përgjigjjuni
      1. b
        bashkimi për drejtësi

        Loja vazhdon. Kurti thotë Po - Vuçiq jo dhe pas pak bëjnë të kundërtën Jo - PO, PO - JO dhe shkon në pafundësi. Tash janë zgjedhjet në Serbi prandaj duhet ndihmuar aleati dhe pas pak do mbahen edhe në Kosovë dhe duhet ti kthehet borxhi aleatit që të ruajnëkolltukun në pushtet dhe loja vazhdon – zgjedhjet, formimi qeverive, kushtetuta asociacioni - zajednica, etj dhe vazhdojnë bisedat ZDRAVO me projekte të reja sabotimi - frenuese duke u thirrë në dokumentet e viteve 2013 -2015 - 2023, . dhe kështu pa fund. Pra nëse BE pa tjetër edhe SHBA duan zhgjidhje që është e domosdoshme duhet të vejnë pikë lojës duke i larguar nga jeta politike këta mashtruesit ZDRAVO - ZAJEDNICA ose tu bëjnë presion të fortë siç ishte i 1999-ës sepse loja nuk ka mbarim.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          12 qerrshor 1999 - 17 shkurt 2008

          Kushtetutën e Serbisë e keni dhi vetë kur keni tentu mi zhdukë shqiptarët nga Kosova! Tash Kosova është e pavarur, apo nuk e keni dëgju këtë lajm?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje