Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka deklaruar në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH 1 se nevojitet një bashkim i forcave opozitare në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 9 nëntor.
Berisha e ka cilësuar këtë bashkim si të domosdoshëm për të luftuar atë që ai e quan “pengesat e procesit politik”
“Unë mendoj se bashkimi i votave ndërlidhet sepse bashkimi i votave në nivelet lokale lidhet direkt me jetën e qytetarëve shqiptarë. Ajo çfarë pres në të dyja nivelet është përafrimi i subjekteve në aspektin programor dhe më shumë të bëhet një përafrim që do të krijonte një partneritet politik i cili do ta luftonte pengesat e procesit politik dhe funksionimit institucional dhe të shtetit të Kosovës”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi se “bashkimi i votave në nivelet lokale lidhet direkt me jetën e qytetarëve shqiptarë”.
Ai kërkoi një përafrim programor mes subjekteve opozitare, që do të çonte në krijimin e një partneriteti politik të qëndrueshëm.
“Pra, duhet të shohim përtej kësaj sepse me zgjedhjet lokale këto kanë qenë testi përfundimtar i mashtrimit politik ndodhi për dy fitore radhazi në vitin 2021 dhe në vitin 2025. Pra, nuk mundet ta shohim vetëm si garë elektorale, por edhe si test ndaj besimit të kësaj qeverie që ka degraduar çdo standard institucional në këtë vend”, tha më tej Berisha.
Berisha nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar atë për manipulim të qytetarëve përmes premtimeve të caktuara.
“Ju e keni parë që në vend të programit këtu kanë ofruar 100 euro në fund të vitit për të blerë votën e studentëve duke manipuluar edhe studentët nga Europa Juglindore. Duke ofruar pako buxhetore, apo pako ndihmëse për familjet në nevojë që do të thotë se ky është një akt mjeran për të blerë votën e këtyre kategorive. Qytetarët e Kosovës kanë dinjitet, mundet t’i mashtrosh një herë, 2 herë por jo gjithë jetën dhe këtë e lexuan te Kurti”, u shpreh Berisha.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raundi i parë i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit ka përmbyllur garën në 21 komuna, ku qytetarët kanë zgjedhur kryetarët që në raundin e parë. Megjithatë, 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe Mitrovicën e Veriut, do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, ku pritet një përballje e ashpër mes kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partive të tjera opozitare. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 33%, me mbi 661 mijë qytetarë që ushtruan të drejtën e tyre, sipas të dhënave të KQZ-së.
Thoni po te doni pastaj qe ky tipi nuk ngjan me tipare Anadolli-Lindje e Mesme
Kosovarët e zgjuar duhet të largojnë plerën Kurti këtë anti shqipëtar të ndyrë që është bëtë si Sali non gata....të dy mbështeten nga shpellarët ...
Kundershtaret behen bashke jo per Kosoven por per pushtet per te mundur Kurtin.Populli te mendoje mire te mos votoje hajdutet se kur behen bashke behen te rrezikshem bsashkepunojne dhe me Serbin.per interesa shkelur mbi kombin