Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve në Veri s’ka të bëjë me referendum

4 Gusht 2023, 16:10Rajoni TEMA

Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve në Veri s’ka të bëjë me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore nuk ka të bëjë fare me referendum.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pikë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të arritur më 10 korrik, për shtensionim të situatës në zonën veriore.

Tensionet janë rritur atje prej fundit të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.


Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Osmani ka thënë se ekzistojnë dy mundësi për mbajtje të zgjedhjeve të reja: që kryetarët të japin dorëheqje apo që qytetarët e këtyre komunave të kërkojnë përmes peticionit që të niset procedura e largimit të kryetarëve.

“Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj, pra ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave të drejtën që përmes peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune përmes votës. Pra nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit”.

Javë më parë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë, dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

Osmani ka thënë se aktualisht pritet që të gjitha çështjet teknike të përcaktohen përmes një udhëzimi administrativ dhe që një grup punuese, i krijuar për këtë punë, ta bëjë punën e vet.

“Sapo të krijohet baza ligjore, qytetarët e këtyre komunave do të mund ta dorëzojnë peticionin. Ky peticion duhet të vijë nga trupa votuese, nga votuesit e regjistruar”

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që t’i organizojë këto zgjedhje për t’i ulur tensionet./REL

2 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Albini dhe Vjosa po vijne rrotull si por.dha ne breke. Kujtojne se djallezite e tyre, nuk i kupton Europa. Pezullimi i kater Kryetareve behet me nje vendim Qeverije brenda 24 oreve, ku pezullohen Kryetaret e Komunave. per shkak se nuk ushtrojne dot funksionin ne keto 4 komuna. Lerini historite e peticioneve, marifeteve qe te zvarrisni vendimin. Jeni katandisur per meshire, Kosova po humbet cdo dite kontrollin ne Veri, per marrezite tuaja.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Po moj tru laraske, zgjedhjet nuk kane te beje me referendum, por jane referendum. Je ti laraska pa tru dhe Kurt spiuni i Vuciqit qe e cuat Kosoven ne referendum. Amerika ju sugjeroi qe "te zgjedhurit" te quheshin keshilltare te qeverise dhe ju nuk pranuat. Bete gjithe ate zollomahi. Me sa duket qellimi ka qene i thelle. Ka qene serbi qe ju ka impunuar qe te behen zgjedhje qe ne thelb jane referendum i serbeve. Valle kaq mendjeshkurter je ti dhe nuk te kujtohet referendumi shqiptar ne Kosove per tu shkeputur nga Serbia? Kurti dhe Vuciqi po bejne te njejten gje por me kaje te kundert....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje