Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vazhdimi i masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj vendit mbetet “i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.
Gjatë një takimi me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, Osmani kërkoi mbështetjen e tij për heqjen e këtyre masave që blloku evropian i ka vendosur më 2023.
“Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e zotit Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë. Sipas presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
BE-ja i vendosi disa masa ndëshkuese Kosovës më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.
Në maj të këtij viti, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjatë një vizite në Kosovë tha se blloku ka nisur heqjen graduale të këtyre masave.
Ajo nuk tregoi se cilat masa janë hequr apo mund të hiqen, por Radio Evropa e Lirë atëbotë mësoi nga burimet në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA), paktit të parë kontraktual mes Kosovës dhe BE-së, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit me raportuesin për Kosovën në PE, presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se është e nevojshme që kërkesa e vendit për anëtarësim në BE “të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave”.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova është prapa në rrugën evropiane, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian. (REL)
U bënë derrat e Kosovës ti japin mënd BE-së,ore do ta bëni BE-si Kosova ju....
Ky është një lloj presioni që Perëndimi i bën Kosovës që ajo të bindet dhe të ulë kokën. Dhe sidomos të mos zgjedhë përsëri Albin Kurtin.
Dal edhe pak se keto saknsione s'jane gje fare. Po u zgjodh prape Kurti, do e hani te semes akoma me keq
Osmanka dhe Kurti – VV - vet fundosje bashkë me analfabetet funksional janë kreatore të kësaj politike shkatërruese. Kosova e fitoji Lirin dhe Pavarësinë me gjakun e trimave të UÇK – s dhe sakrifica të shumta kurse ju iu bëni gjërat më të liga njerëzore. Kosovën e keni sjellë në gjendje të mjerueshme si në vitet 90 me izolim, sanksione, varfëri, korrupsion, nepotizëm me - kuadro analfabet funksional e hajna të paskrupullit të mafive në energjetik, rezervave të shtetit, në investimeve, shëndetësi e edhe më keq me mos përfillje të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit dhe afroni dhunë e frik nga lufta – dhe asnjë të mire deri më sot. Skuquni pak nëse iu ka mbet një gram dinjiteti. TURP.
Nese dyshja Osmani -Kurti fitojne zgjedhet e 28 dhjetorit, BE dhe Usa mund te terheqin njohjen e shtetit te Kosoves, gje qe lehteson integrimin ne BE te Ballkanit Perendimor si nje i tere. Te gjithe fitojne, secili sipas menyres vet.