Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: Gati për dialog, por duhet të zhbllokojnë rrugët

8 Dhjetor 2025, 14:58Rajoni TEMA
Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: Gati për

Për të tretën ditë radhazi, kryeministri grek  Kyriakos Mitsotakis po u dërgon një mesazh fermerëve se dera e qeverisë është e hapur për dialog, por me rrugët e hapura.

“Do ta them përsëri se të gjithë duhet ta marrim në konsideratë se ndonjëherë mobilizimet më ekstreme mund t’i kthejnë shtresa të mëdha të shoqërisë kundër fermerëve që mund të kenë kërkesa të justifikuara”, deklaroi Kryeministri, teksa shtoi: “E them këtë sepse dera, si e imja ashtu edhe e ministrisë dhe e nënkryetarit që ka qenë shumë i përfshirë në këtë çështje, është gjithmonë e hapur.

Do të ishte mirë që ky dialog të zhvillohej me rrugë të hapura dhe jo me rrugë të mbyllura, sepse ne jemi të hapur për një dialog me mirëbesim. Çfarë kërkojmë? Që të ketë përfaqësim serioz të fermerëve, që të dimë me kë po flasim dhe që edhe ata të vijnë me kërkesa specifike.” 

Kryeministri theksoi se reforma e kalimit nga OPEKEPE në AADE është e dhimbshme, por e rëndësishme dhe e nevojshme në mënyrë që të kalojmë në ditën tjetër dhe të mos shpenzojmë para kot për një sistem problematik.

“E kuptoj që ka vonesa në pagesa”, shtoi ai, duke u bërë thirrje fermerëve të angazhohen në dialog në një klimë mirëkuptimi dhe jo me mobilizime që mund ta kthejnë shoqërinë kundër tyre.

1 Komente

  1. H
    Himarjoti

    po "Eurodeputeti" Bejleraqise Bythqiraqise c´fare thote???Ja ..le te shkoj dhe takoj Protestuesit dhe do te shikoj se sa e Duan??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje