Paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt KiE, reagon BE

5 Prill 2024, 16:30Rajoni TEMA
Paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt

Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.

Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në pyetjen se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një përgjigje të përgjithësuar.

“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiç.

Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe.

Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha Stano.

8 Komente

  1. Q
    Qakua

    Ne thelb Vuciqi po ben levizje deshpereuese per te penguar anataresimin e Kosoves ne KiE. Ai tashme nuk ka me fuqi si nga ana numerike, ashtu dhe nga ana llogjike ta pengoje kete antaresim direkt ne KiE, por si i djallezuar qe eshte mendon qe nepermjet Keshillit te Sigurimit te OKB, te cfuqizoje kete antaresim. Ne thelb kjo eshte nje levizje aventureske e tij se jo vetem qe Keshilli i sigurimit te OKB nuk ka fuqi te cbeje vendimet e organeve te tjera, por kjo levizje e tij do radikalizoje me tej armiqesine e tij me Evropen dhe Ameriken...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Frike kam vetem nga Kurti se mos dhjete ne planet Evropiane dhe na ben ndonje mufke "patriotike" ne kete moment te rendesishem.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Per mendimin tim ky Stano,eshte nje person jo i pershtateshem per te qene zedhenes i BE-se,sepse ai funksion nuk eshte thjesht nje tellall siç e perdor ky.Ka ndodhur shpesh qe ky person te jape deklarata absolutusht pa asnje drejtim,ku i eshte dashur edhe te ribehen deklarata te tjera per te rregulluar sado pak qendrimin karshi çeshtjes Kosova-Serbi,e te mendosh,qe si ky, edhe Spanjolli Borrell qe vijne nga vende te BE-qe nuk e njohin Kosoven te pavarur,kane qene shume "ambigue" ne qendrimet e tyre karshi viclave e kercenimeve te Vuçiçit,ku per psoje,pollen edhe Banjsken,por me sa duket,akoma nuk qenkan te bindur!!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Umor Isti

          Une them qe Evropa t'i veje sanksione te reja Kosoves sepse Kosova po merzit Serbine me kerkesen per t'ju bashkuar KiE.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lani

            mos te duket habi.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Në kurvërinë politike çdo gjë është e mundur!

              Përgjigjjuni
          2. L
            Lom Fukaraja

            Ty duhet te pysin or Pjeter jo vetem per Stanon po edhe per Ursulen, Borrellin, Stoltenbergun etj. Ju ka mesu shoku Enver juve qe te shkruani me germa te medha se Çfar mendoni per punen e per njerezit. Ç’ashtu posi !!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje