Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin, analiza e REL: Pse Kosova po shkon sërish në zgjedhje

24 Maj 2026, 15:56Rajoni TEMA
Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin, analiza e

Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje. Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udhëheqësve politikë, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe përplasjet e vazhdueshme pushtet-opozitë.

Për partinë deri tash në qeverisje, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, përgjegjësia për këtë bllokadë bie mbi opozitën, apo, siç e përshkruan udhëheqësi i saj, Albin Kurti, “bllokun opozitar”, i cili, sipas tij, ka vepruar në mënyrë të koordinuar kundër Vetëvendosjes.

“Të detyrosh një milion qytetarë të shkojnë sërish në kutitë e votimit, vetëm katër muaj pasi ata në mënyrë plebishitare e shprehën vullnetin e vet, që dikujt nuk i pëlqen… Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, por kjo është e pamundur”, ka thënë Kurti para mbështetësve të tij. Nga këndvështrimi i opozitës së deritashme, Kurti, pavarësisht mandatit të fortë elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë veprimi.

Sipas Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ai e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes. “Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.

LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.

Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike. Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial. “Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, ka thënë Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.

Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.

Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy runde të zgjedhjeve lokale. Për disa votues në Prishtinë, të anketuar për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, vota mbetet mjeti i vetëm i ndikimit politik, por me gjithnjë e më pak besim në një garë që, sipas tyre, nuk matet më me programe, por me emra dhe llogari personale.

“Unë mendoj që jo veç për president, por as për kryeministër, partitë nuk do të duhej të nxirrnin emra. Ato do të duhej ta nxirrnin programin në plan të parë dhe ai që fiton, ta nominojë një kandidat që mund t’i realizojë ato objektiva”, thotë Behxhet Halili.

“Këtu te ne, lufta me emra… sikur kemi hyrë në njëfarë gare për të realizuar ambiciet e individëve”, shton ai.

“Nëse nuk dalim të votojmë, nuk mund as të kritikojmë, as të përkrahim… Vota është obligim i çdo qytetari”, sipas Elmaze Gashit. “Do të dal të votoj, e për ndryshime ka pak gjasa”, thotë bashkëqytetari i saj, Agim Mjeku. “Unë do të votoj që të mos më humbë vota. Nuk besoj se do të zgjidhet ndonjë gjë, do të shkojmë sërish në zgjedhje. Ky është medimi im”, shton ai.

E, ky është edhe mendimi i Abit Hoxhës, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, i cili thotë se Kosova rrezikon një cikël të përsëritur krizash politike, për shkak të mungesës së kompromisit mes partive. Ai thekson se sistemi është ndërtuar për bashkëqeverisje dhe marrëveshje politike, jo për dominim, ndaj i konsideron të nxituara edhe kandidaturat për president përpara zgjedhjeve.

“Pozita e presidentit të Kosovës përmbushet përmes Kuvendit të Kosovës dhe kandidaturat për president ‘nuk çojnë ujë në mulli’ të kompromisit politik”, thotë Hoxha për Exposenë. Në këtë kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-së me Osmanin më shumë si lëvizje të drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidaturë reale që prodhon kompromis. “Është një emërtim kryekëput për konsum politik, nuk është praktik, sepse presidenti duhet të zgjidhet si pjesë e kompromisit politik dhe duhet të negociohet. Nuk mund të kesh një kandidat për president që të negociohet kandidati për president”, thotë Hoxha.

Në një situatë – në dukje të ngjashme – Osmani ka qenë edhe në vitin 2021, atëkohë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ajo i është bashkuar garës zgjedhore në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit, duke synuar postin e presidentes, ndërsa Kurti atë të kryeministrit. “Sot dhe për katër vjetët në vijim, por edhe përtej këtyre katër vjetëve, ne jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, për të ndërtuar një shtet që prioritetizon arsimin dhe shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e secilit dhe secilës nga ju, duke siguruar një rimëkëmbje ekonomike të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe inovative”, ka thënë Osmani më 14 janar 2021.

Synimet e tyre për postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve të 14 shkurtit atë vit, por partneriteti politik nisi të lëkundej edhe para se të përmbyllej një mandat.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, modeli i vitit 2021 ka qenë i paprecedent dhe thelbësisht simbolik, pasi në një sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk përcaktohet në kutitë e votimit, por përmes marrëveshjeve politike në Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon këtë logjikë. “Patëm apo nuk i patëm këta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë se si këto forca politike do të navigojnë rreth njëra-tjetrës. Si një gjë simbilike mund të ketë efekt tek elektorati, por jo domosdoshmëritsht është zgjidhje e krizës politike nëse e kemi një emër paraprakisht”, vlerëson Emini për Exposenë.

Ajo shton se Osmani, për më tepër, nuk ka ofertë politike, por kryesisht kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes, çka, siç thotë, mund të përfundojë duke e forcuar këtë të fundit. Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashkëpunimit me Nismën dhe mungesën e prurjeve të reja politike, mund të ndikojë në rritjen elektorale të Vetëvendosjes. “Nëse potencialisht ndodh që Lëvizja Vetëvendosje, edhe me ndihmën e diasporës, rritet si parti politike, atëherë fuqia e saj negociuese do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë shumë hapësirë për manovara politike siç i kemi parë në dy vjetët e kaluar”, thotë Emini.

Ajo thekson se vetëm në një skenar të tillë do të mund të zgjidhej kriza aktuale, por paralajmëron se ai do të vinte me kosto për pluralizmin politik dhe vetë demokracinë, prandaj nuk do të ishte i shëndetshëm.

Sipas saj, dalja nga ngërçi kërkon vetëm vetëdijesim më të madh nga klasa politike se Kosova është një sistem multipartiak, i ndërtuar me Kushtetutë për të funksionuar mbi bazën e konsensusit. Me Kurtin që këmbëngul në një president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as afër një disponim të tillë mes partive. Ai vlerëson se marrëveshja politike mund të vijë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. “E vetmja mënyrë për të ndërtuar një kompromis politik në Kosovë është një sfidë më e madhe… një problem në veri, një akt kundër shtetit të Kosovës, një sabotim, një kërcënim i madh. Diçka e tillë do të mund ta bashkonte faktorin politik, përndryshe nuk shoh dëshirë politike për kompromis”, thotë Hoxha.

Aktualisht, ushtruese e detyrës së presidentes është kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetutë, ky mandat nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, por nuk përcaktohet qartë se çfarë ndodh nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca të plota. E, një situatë e tillë, sipas një deklarate të Kurtit më 24 prill, pak ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të përjashtohet plotësisht.“Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët – GUXO, Alternativa e pakicat – nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?”, ka pyetur Kurti.

Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo qëndrueshmërisë politike të Kosovës… ndonëse, sipas Abit Hoxhës, vendi është shndërruar në një një sistem që “funksionon në krizë”, por që në thelb përjeton stagnim. Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar një situatë ku “vendi ecën në vend”, ndërsa humb mundësi zhvillimi dhe mbështetje ndërkombëtare./REL

7 Komente

  1. Hakiu

    Opozita nuk e ka pranu rezultatin e zgjedhjeve te 28 Dhjetorit,ka refuzu çdo bashkpunim me VV,ka blloku shtetin.Opozita e dine ma poshte nuk shkon,por besoj populli do ti ndeshkoj keq.Fitoren popullore te VV,opozita antishtet e zhben ne tavolin,me ndimen edhe te rrospis presidente.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtimi

      Dihet kush e ka dridhe Shkupin.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Po mo i ndyri hakiu po sipas teje dhe qubrilloviqeve qe fatkeqesisht lehin edhe shqip si ti opozita e paska blloku shtetin! Por e verteta eshte se ne qenefin e quajtur VV-c jane bashkuar te gjithe serbofilet qe dikur ishin - ishit ne SPS e ne pamundesi ta votoni millosheviqin si dikur shitni voten siq e keni shitur shpirtin tek qubrilloviqi i kosoves qe quhet allbin kurrci, kjo eshte arsyeja pse ju lehni per kurrcin e shabi e fyeni ata qe ta kane dhane mundesine ty dhe udbasheve tjere te kundermoni gjitheandej.

        Përgjigjjuni
        1. Hakiu

          Fatos,fole argumente e jo me akuza,me duket me keto akuza je vetja po e pershkrun vetveten.Rrospim presidente une e kam votu,normal qe e shaj,edhe me voten time eshte bere presidente,jam i trathtum.Populli thot;me mashtrove nje her ta fali,dy me shkerdhe,e dyta per ty vlen fatos.Te kam then edhe me heret,mos u merr me komentet e mia,jepe mendimin tende aq sa dine e mendon se ki te drejt.Dije nje,je ne pozita antishtet,je i m ashtrum dhe frostum,luften e dine nga odat dhe çersonaanipulus dhe grup interesi.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Po hakiu, une flas me fakte dhe argumente,kush e bllokoi kuvendin vitin e kaluar duke e provuar plot 84 her me allbulen haxhiun, pastaj vute tradhetarin dhe serbofilin maghup dimal basha ne krye te kuvendit perkunder faktit se opozita i thoshte kedo tjeter pos ish ministrave bile edhe duke permendur emra si konjufca,shqipe selimi e te tjer, keto jan fakte i nderuar hakiu jo fyerjet tuja,fakt eshte edhe se ta kam thane qindra her ate qe ti e din se ish opozita me luften e saj kunder serbise ta ka dhane mundesine edhe ty te shprehesh dhe te del ne siperfaqe si ish udbash e jo sharjet e fyerjet tuja eshe para 5 vitesh kur kurrci mashtroi osmanken ta kam thane se emrimi i qaj si presednike eshe ne harmoni 100% me serbine ty shume vone tka dale gjumi i nderuar, dhe ne fund sa per ate te dyten pret kot zotni se une nuk jam peder dhe nuk flliqem ne qiftî tend.

            Përgjigjjuni
        2. X
          XHOI

          TE DASHUR VELLEZERIT E MI NGA KOSOVA HAKI E FATOS FAJESIA PER MOSZGJEDHJEN E PRESIDENTIT DHE TE SHKUARJES NE ZGJEDHJE ESHTE PER MENDIMIN TIME E TE GJITHA PALEVE QE KANE TE DREJTE TE KONTRIBOJNE NE ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT PERKATESISHT TE LVV, TE PDK, TE LDK E ME RADHE. PRESIDENTI KUR NUK I KA VOTAT ASNJE PARTI PER TA ZGJEDHUR DUHET TE BEHET ME KOMPROMIS MIDIS PARTIVE SHQIPTARE E KUR DY VETA SMIRREN VESH FAJI ESHTE I PERBASHKET. PRESIDENTI SMUND TE JETE AS I LVV DHE AS I PARTIVE TE TJERA GJERSA AI DEL NGA KOMPROMISI. PRANDAJ PARA SE TE SHANI NJERI TJETRIN E PARTITE KUNDERSHTARE FILLONI NGA PARTIA KU BENI PJESE SE FAJI THOTE POPULLI JONE U BE QYRK E SE VESHI NJERI APO SE ASNJE SHQIPTAR SPRANON SE ESHTE FAJTOR KETEJ E ATEJ KUFIRIT. UROJ QE PAS KETYRE ZGJEDHJEVE PARTITE SHQIPTARE TI THERRESIN MENDJES E TA ZGJIDHJEN KETE PROBLEM SE U BEME GAZI I BOTES. KA PLOTE MENYRA PER ZGJEDHJEN SI AJO QE PERDORIN DISA VENDE QE GJITHMONE PRESIDENTI I TAKON PARTIVE OPOZITARE, MENYRA E ZGJEDHJES SE PRESIDENTIT JASHTE PARTIVE APO ZGJEDHJA E NJE EMRI ME KOMPROMIS.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            I nderuar Xhoi, sinqerisht te falenderoj shum per kshillen edhe pse ashtu e kam thane qindra her se shqiptaret duhet te bashkepunojne kur eshte interesi kombetar, por ama besoj se pajtohesh me mua se albin kurti edhe kur Adem Demaqi i kerkoj publikisht qe te bashkepunon me partire e luftes dhe ti dalin perballe serbise ai e refuzoj dhe e poshteroj Adem Demaqin, albin kurti ne vazhdimesi ka fyer e poshteruar veqmas ata qe serbia i kishte denuar edhe ne mungese, albin kjrti pa fije turpi bashkepunoj me radojqiqin per ligjin kunder uçk-s e per kete dolen edhe audiopergjimet, edhe ne rastin e kryetares se kuvendit nuk bashkepunoj por shqiptaret i quajti hajvana besoj se edhe me kete pajtohesh edhe perkunder ksaj opozita i ofroj zgjidhje por e refuzoj, se do vinte dita kur duhej zgjidhur presidenten apk presidentin dihej qe nga fillimi por ai duke perdorur bllokaden priti deri diten e fundut dhe oren 23 per ta zgjidhur askend, pastaj filloj edhe votimin te kujtohet besoj me vetem 63 deputet e tij qe shumica jane vertet gazi i botes dhe turpi i vetvendosjes, çfar mund ti thuash ti dimal bashes ku te vetmen merite qe eshte minister e qe mjerisht ishte edhe kryetar i kuvendit ka fyerjen ndaj kombit shqiptar duke i quajtur fundamentalist musliman siq na quan serbia dhe akuzoj uçk-n ashtu siq ka dashur serbia e kush do ta mbeshteste nje te tille nga ata qe kan luftuar kundet serbise! Pra fajtor jane te gjithe pajtohem me ty i nderuar por pergjegjes per bllokimin dhe shkaterrimin e kosoves eshte vetem vetvendosja e cila pa fije turpi ka angazhuar mbi 700 udbash ne qeveri e presidence, pastaj shif ngjarjet ne maqedoni ku mickovski ju thot shqipatreve se skeni vend as ne toke as ne qiell dhe kurti i shkon ne zyre me shpesh sesa gruas se tij dhe shan e akuzon Ali Ahmetin dhe ata qe kan luftuar per te drejtat e shqiptareve dhe se u dashka qe opozita tja ploteson apetit e qubilliviqit vetem qe tmos jete hisetare ne bllokade! Per mua kjo ska kuptim andaj duhet ti themu te keqes e keqe dhe poshtersise me emer e veqmas kur keta edhe Adem Jashari te ishte gjalle do ta thirrnin tradhetar e Adem serbia sepse kjo eshte shkolla politike e serbise.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje