Plani franko-gjerman, Fajon: Kosova dhe Serbia ta kapin këtë moment, vështirë të shfaqet një mundësi tjetër

22 Shkurt 2023, 16:23Rajoni TEMA

Plani franko-gjerman, Fajon: Kosova dhe Serbia ta kapin këtë moment,

“Shpresoj se Kosova ashtu edhe Serbia do gjejnë një mënyrë për ta kapur këtë moment. Sepse është e vështirë të thuash se kur do të shfaqet një mundësi e re”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kur është pyetur për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, ajo thotë se e kupton se bëhet fjalë “për vendime politike të vështira” me shumë pasoja të mundshme, veçse dialogu nuk duhet të ndërpritet.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Kosova me të vërtetë duhet të bëjë përpjekje për të krijuar një federatë të komuniteteve serbe dhe për të siguruar integrimin dhe mirëqenien e popullit të komunitetit serb”, tha Fajon për Der Standard.

Kyrediplomatja sllovene është pyetur edhe nëse dakordanca mes dy shteteve të kufizojë marrëveshja Serbi-Kosovë ndikimin e Rusisë në Serbi, derisa Fajon ka shtuar se “ditët e fundit kemi parë disa deklarata pozitive nga lidershipi serb

“Nuk e kuptoj pse po bëni pyetjen për ndikimin e Rusisë. Tani pres pjekuri dhe mençuri në udhëheqjen e të dy vendeve. E kuptoj që është një situatë shumë delikate dhe e vështirë, por këtë vit mund të bëhet një hap i madh përpara”, shtoi ajo.

2 Komente

  1. G
    Genti

    Fajon ka të drejtë. Kur do jetë një moment "fatlum" si ky ku Rusia i ka duart e lidhura në Ukrainë dhe Serbia nuk ka ku mbështetet ? Kosova duhet të themelojë sa më parë Asociacionin në përputhje me kushtetutën e vendit dhe tja heqë ç'do pretekst Serbisë për të kundërshtuar planin franko-gjerman që i hapë dyert e integrimeve në institucionet ndërkombëtare dhe afron detyrimisht njohjen reciproke.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Ne Sllovenin e kesaj ,jetojne kombe me perqindje me te madhe se pakica serbe ,por ata e zbatojne ligjin e njohin Sllovenin si Atdheun e tyre,Fajon,e kupton se Asociacioni serb me kompetenca ekzekutive eshte nje minishtet,Kush me shume se serbet e Kosoves kane kaq shume te drejta.?as nje pakice tjeter ne bote,Ku jane shqiptaret e Kosoves (Presheva,Bujanovci ,Medvegja)cfare te drejta gezojne ata dhe si i trajton pasardhesi i milloshevicit shqiptaret atje?Zonja Fajon ,ketu eshte e njeaneshme dhe gjykimi i saj pamvaresisht aktivitetit te saj ne mbrojtje te interesave te RK me pare,tani bien ndesh.Si nje politikane e rangut europjan kjo zonje ne nje fare menyre ben presion ndaj shqiptareve kurse kunder bishes serbe hesht.Keto veprime verte e vrasin shpresen e nje mareveshje finale sepse mungon vullneti ,mbase frika te thuhet e verteta.Shqiptaret besojne se do te fitojne kete beteje aspak te lehte.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje