“Po shkelen të drejtat e Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë”, raporti i organizatës së njohur: Rrezikohet drejtësia dhe stabiliteti në rajon

1 Maj 2026, 13:10Rajoni TEMA
“Po shkelen të drejtat e Thaçit dhe të akuzuarve të

Një raport i fundit i organizatës së njohur për të drejtat e njeriut, BAR HUMAN RIGHTS COMMITTEE OF ENGLAND & WALES, ka konstatuar shqetësime mbi funksionimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ndonëse kjo gjykatë e ka bazën ligjore, raporti thekson se mënyra se si ajo po funksionon në praktikë ngre shqetësime serioze për drejtësi, barazi dhe legjitimitet.

Në këtë raport evidentohen parregullsi të shumta në procedurë dhe ngrihet alarm serioz për shkeljen e të drejtave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe të akuzuarve të tjerë.

Nëse këto probleme nuk adresohen, rrezikohet jo vetëm drejtësia për të akuzuarit, por edhe besimi publik dhe stabiliteti në rajon”, thuhet në raport.

“Raporti konstaton domosdoshmërinë e krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm dhe të pavarur monitorimi të Gjykatës Speciale, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurimin e standardeve të drejta”, vijon raporti.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore nga organizata BAR HUMAN RIGHTS COMMITTEE OF ENGLAND & WALES lidhur me gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

1.         Raporti konstaton se ekzistojnë probleme reale me standardet e gjykimit të drejtë në Gjykatën Speciale në Hagë

Në këtë raport janë identifikuar shqetësime të dokumentuara për të drejtat e njeriut. Këto shqetësime janë mjaft serioze saqë nuk mund të injorohen. Aty thuhet qartë që rreziku është i madh që disa procese të mos jenë plotësisht në përputhje me standardet e ECHR/ICCPR.

2.         Paraburgimi i gjatë dhe mungesa reale e lirimit

Ligjërisht sistemi në Dhomat e Specializuara duket korrekt, por në praktikë lirimi i përkohshëm është shumë i kufizuar. Sipas raportit, kjo krijon rrezik për shkelje të së drejtës për liri. Po ashtu, sipas raportit, struktura e gjykatës e bën lirimin pothuajse të pamundur.

3.         Dyshime për barazi të palëve (prokuroria vs mbrojtja)

Raporti konstaton se ekzistojnë kushte që mund të dëmtojnë “equality of arms”, si presioni mbi mbrojtjen dhe roli i zgjeruar i gjyqtarëve në pyetjet e tyre. Këto krijojnë mundësinë që mbrojtja të mos jetë në pozicion të barabartë.

4.         Probleme serioze me provat dhe transparencën

Po ashtu, raporti konstaton se ekziston rreziku i përdorimit të provave me vlerë të dobët ose të paverifikuara (p.sh. nga Serbia). Sipas tij, mungon transparenca për burimin e disa provave. Nëse provat nuk janë të fuqishme, në raport thuhet se rrezikohet legjitimiteti i vendimeve.

5.         Strukturë problematike e Gjykatës Speciale

Gjykata përbëhet vetëm nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Mungesa e ekspertizës vendore kushtetuese ngre pikëpyetje për legjitimitetin dhe kuptimin e ligjit kosovar.

6.         Probleme me parimin e ligjshmërisë (legality)

Raporti, po ashtu, konstaton se ka paqartësi në aplikimin e ligjit në kohë (lex mitior) dhe në raportin mes ligjit ndërkombëtar dhe atij kosovar, gjë që krijon rrezik për interpretime të diskutueshme ligjore.

7.         Mungesë transparence dhe llogaridhënieje

Disa procese dhe vendime në Gjykatën Speciale nuk janë publike ose nuk janë të qarta për palët. Ka shqetësime për komunikime jo transparente (p.sh. raportime diplomatike).

8.         Nevojë urgjente për monitorim të pavarur

Raporti konstaton domosdoshmërinë e krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm dhe të pavarur monitorimi të Gjykatës Speciale, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurimin e standardeve të drejta.

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Bota perparimtare,institucione per te drejtat e njeriut u binden se cfare prapa skena paska patur gjykata e ngritur nga rusia,serbia dhe bashkepunetoret e tyre te blere me thesa $.Ky eshte nje gjyq i fashisteve,i atyre qe duan te njollosin te burgosin,e atyre qe nuk e duan ta besojne se Republika e Kosoves eshte shtet i lire dhe sovran.Ne shekuj kombi yne nga sllavet eshte ballafaquar me vrasje,gjenovid,shperngulje shkaterrime ,por kjo e keqe ka plote prapa skena te cilat me nje gure te vrasin: lirine,egzistencen e shtetit te Republikes se Kosoves dhe njollosjen burgosjen e atyre te cilet u prin ckirimtareve drejt realizimit te plote :Kosova shtet i lire dhe sovran.Bota po meson,por keta te gjyqit ne hage te cilet i denuan dhe e deshirojne me te keqen e Kosoves martite ,me ligjet me kushtetuten serbe,pa fakte per krim,tani u binden se kush jane rusiserbet.?.e keqja me e madhe ,se keta prokurore te gjithe pa asnje gjyqtar ,duken se jane te kurdisur si nje bombe me sahat,nuk zbukuan viktimen dhe nuk i dhane denimin e merituar xhelatit ,agresorit..Keta jeten ja falen Kosoves,lirise ,pamvaresise,prandaj edhe i teri kombi eshte pas tyre dhe meto,Njerez te drejtesise,njerez te ndershem ,perdorni kantarin dhe mateni krimin dhe viktimen.Populli yne eshte me kreret e UCK-ese te lavdishme,me keta qe e shpetuan pooullin nga nje cfarosje gjenocid i ri.Ndergjegjja po zgjohet ,Clirimtaret do te jene se shoejti ne mesin tone..Ne besojme ,ne shpresojme ne te drejten nderkombetare,boterore..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje