Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, ky film-dokumentar ka kaluar në një nivel tjetër të propagandës. “Shtëpia e Verdhë” me të cilën është hartuar edhe raporti i Dick Martyt, në dokumentarin e ri, paraqitet si një ndalesë.
Kjo pasi në dokumentar propaganda shkon aq larg, sa thuhet se trafikimi i organeve është kryer në Fushë Krujë, afër aeroportit të Tiranës. Një pretendim krejtësisht i ri, pasi ishte vërtetuar edhe nga Task Forca Hetimore se nuk ka prova që është kryer trafikim organesh.
“Heqja e organeve është kryer në klinikën në Fushë Krujë, e cila ndodhet në afërsi të aeroportit të Tiranës. Shtëpia e Verdhë, e cila deri më tani është interpretuar gabimisht si shtëpi-klinikë, ishte vetëm një ndalesë në rrugën për në lokacionin përfundimtar ku u hoqën organet e disa serbëve të kapur”, thuhet në një artikull të publikuar nga RTS-ja ku flet për këtë dokumentar, transmeton gazeta Nacionale.
Dokumentari flet për një numër serbësh që janë të zhdukur, ku flasin familjarë të këtyre personave, por edhe Veljko Odaloviq, kryetar i Komisionit për të Pagjetur në Serbi.
Propaganda serbe përshkruan në detaje pretendimet e tyre të çuditshme si janë arrestuar serbët të cilëve më pas u janë marrë organet.
“Për të qenë sa më të padukshëm për mjedisin, ata zakonisht vendoseshin në grupe më të vogla prej pesë deri në dhjetë të burgosur. Ato mbaheshin në hambarë të shtëpive private, të cilat ndodheshin në shpatet e fshatit, të izoluara, larg rrugëve kryesore. Dëshmitarët pohojnë se serbët e kapur kanë punuar në pyje, duke prerë dru, duke bërë punë bujqësore”, thuhet më tutje.
“Jo të gjithë serbët që u dërguan në Shqipëri përfunduan si viktima të trafikut të organeve - disa, të cilët ishin të papërshtatshëm, u vranë në kampin ku punonin, disa, sipas deklaratave të dëshmitarëve të paraqitura në dokumentin e UNMIK-ut, u transferuan të vdekur nga Kosova në Shqipëri”, thuhet më tutje.
Në pamjet e dokumentarit shihen aktorë serbë të veshur me uniforma të UÇK-së teksa ndalonin qytetarë serbë. Më pas shfaqen dy mjekë të veshur bukur, me të gjitha kushtet e nevojshme, teksa kryejnë një ndërhyrje të transplantimit të organeve.
Sipas dokumentarit i mbushur me propagandë, organet që trafikoheshin ishin veshkët pasi ishin më të qëndrueshme. Aty pasi kryhet ndërhyrja, shfaqet një person që i vendos këto organe në frigorifer dhe niset me një aeroplan për t’i dërguar në një destinacion të caktuar.
Një realitet krejtësisht i pavërtetë nëse krahasohet me kohën për të cilën flitet për vitet 1998-1999.
Autorja e dokumentarit është Slladana Zariq. Filmi është mbështetur nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Kur u bë prezantimi i këtij dokumentari, ishin pothuajse e gjithë paria e liderëve institucionalë të Serbisë.
Në mesin e atyre që flasin është edhe një kolonel frances me emrin Jacques Haguar, i cili sipas RTS-së “pasi e pa çfarë po ndodhte, vendosi të largohej nga ushtria franceze”.
Ky nuk është dokumentari i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe dokumentari për Reçakun e Betejën e Koshares.
Kujtojmë se pikërisht Gjykata Speciale në Hagë ishte krijuar me pretendimet e raportit të Dick Martyt për Shtëpinë e Verdhë. Megjithatë, këto pretendime nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe në aktakuza nuk ka asnjë element të trafikimit të organeve.
Mungesa e provave ishte konfirmuar edhe nga shefi i Task Forcës Hetimore të EULEX-it, Clint Williamson, që kishte thënë se nuk është vërtetuar asnjëherë një pretendim i tillë.
Dick Marty së fundmi u bë lajm sërish. Ai u kërcënua me vrasje nga struktura të inteligjencës në Serbi, me qëllim për t’ia lënë fajin Kosovës pak ditë pas arrestimit të krerëve të UÇK-së./Nacionale
Ballkan i Hapur.
Igli Tare, dhjetor 2022 i mbeti peng ta beje një serb si dhëndër: “Nëse do kisha vajzë, do e martoja me Milinkovic”. Hapne b.then, shkjau po ju pret.
Genje genje se dicka do ngelet. Shteti shqiptar duhet te beje nje dokumentar per ta pergenjeshtruar.
Shteti shqiptar duhet me perfaqesu Kosoven dhe te akuzoj Shkinin ne OKB per gjenocide ne Kosove. Turp per Ramoviqin qe sa vite nuk pranon ta beje kete. Hapnju, hapnju serbise,
Shikoni mire,se mos eshte ndonje klinike dhe mjeke ne afersi te aeroporti te Beogradit.Ne 1999 ne fushkeuje ,apo ne afersi te Aeroporti e te Rinasit nuk Ka patur as poliambulance ,Jo me klinike me Salle operacion.Fabrikime te tilla Serbia ti mbaje per vehten.Autoret Jane serbe,dokomentari xhirohet nen mbikqyrjen e Ministrise Se Brendeshem te Serbise .Kjo i Ve vulen gjitheckaje.
U lumtë bytha kur gjejnë injorantë gjithandej.
Njihet tashme nga Studimet shumevjecare bere ne Universitete te Kalifornise , qe ka disa rraca njerezore , te cilat Gjithcka ato jane vet ,ose bejne vete ja Hedhin Tjetrit ,zakonishte kundershtarit te tyre , ne menyren me Idiote te mundeshme ,sepse dekonspiron veten e gjithcka qe kan bere vet si kte kte raste (serbet ) . Kte e kupton natyrishte gjithe Europa e Bota e Zhvilluar dhe keshtu hjyne me ne brendesi te Erresires se ShejtanBudullait serb ,qe tregon ne te tilla raste ,se cfar delli idioti eshte . _Dhe mbas disa vjetesh ,Serbet do bejne nji dekomentae tjeter dhe do thone se ky ktu qe qisin ne foto ishte Stacioni 2 - deri sa te mbrrijne ne Hale
Ballkani i Hapur!
Presim reagimin e Lexhendes.
Si ka mundesi se ky Dok Marti nuk eshte hetuar kurr per shpifjet ndaj UQK duet reaguar disi kunder ketij pederasti te felliqur dhe mashtrimeve te krijuara, gjith ata shqiptar ne zvicerr dhe ska pasur reagim deri tani, nderi yne nuk mund te perthyhet keshtu ta mbrojme nderin e kombit
Po Basha dhe dashnorja e tij cthone?! Ata te dy kane punuar ne ate kohe ne UMNIK dhe kane ndihmuar me informacion konkret perperpilimin e raportit(raporteve) te UMNIKUT. Ishte kjo pune e shkelqyer ne drejtim te mbrojtjes se interesave kombetare shkaku qe Sali Berisha me rekomandim te vajzes se tij mori per trashegimtar politik Bashen, kete konspiracionist me permasa nderkombetare. Udhetonte i kamufluar me rroba maloku perreth shtepise se verdhe dhe zbulimet e tij te redaktuara nga dashnorja e ti,j ishin pika kryesore ku u mbeshtet Dick(Karri) Marku. Saliu si Saliu, dipllomat i rrangjeve malokjane, afronte spiunet e UMNIKUT sepse ashtu i thoshte gjaku i partizanit serb qe fjeti me Sheqeren ne vilen familjare te quajtur Kulla e Berishajve, gjate kohes qe bababi i Saliut ishte me dhite ne mallin e Rrockulles se Vicidolit. Ku je or Ismail Kadare, ku je!???
Ti Trapi, vertet je trap sepse po ironizon, por nuk kupton te verteten. Ishin pikerisht ato informacione te Bashes dhe dashnores se tij qe e "qorolepsen" UMNIKUN dhe e futen ne rruge te gabuar. E verteta eshte se Basha dhe dashnorja e tij e dinin mire qe Shtepia e Verdhe ishte vetem tranzit dhe operacionet beheshin ne nje klinike te kamufluar ne nje nevojtore te fshatit Kakalina, afer Tiranes dhe qe kishte lidhje urbanistike te persosur. Pra Basha dhe dashnorja e tij mbrojten interesat kombetare sepse duke keqeinformuar UMNIKUN, fshihnin te verteten qe nuk ishte ne ineters te Kosoves dhe Shqiperise ne ate kohe. Kjo strukture e spiunazhit tone kombetar, e ndertuar nen idete sublime te lexhendes sone Sali Berisha ishte ne perputhje te plote edhe me veprimtarine e kompanise "Shqiponja" qe furnizonte Armaten Jugosllave me nafte, apo kotrabanda e armeve, etj... Tere ky konspiracion qe ne pamje dukej sikur ishte kunder Shqiperise dhe Kosoves, behej me qitje te larget per te mashtruar Serbine sikur ne nuk e mbeshtesnim Kosoven. Qellimi ishte te siguroheshin te dhena qe NATO te sulmonte me precizion pozicionet e Armates se Serbise. Pikerisht kjo strategji brilante e Sali Berishes do mbetet ne historine tone si nje nga "Lexhendat" e mencurise demokratike shqiptare qe efektet pozitive po i dalin sot....Ku je or Ismail Kadare ku je!??
Po kjo klinika moderne ne Fushe Kruje qe na paska therur e vrare serbe dhe cuditerisht nuk e paska pare asnjeri ( pasi nuk ka egzistuar ) , cfare ngjyre kishte, po te verdhe. Propoganda serbe, tani e zoteruar nga ish ministri i propogandes se qeverise se Miloshevicit, Vucic, mbeshtetet ne parimin genje - genje se dicka do te ngelet, si dhe ne blerjen, rekrutimin dhe aktivizimin e rrjetit agjentural ne hapesiren shqiptare. Eshte detyre imediate e qeverise shqiptare te reagoje fuqishem per te hequr balten qe po i hedh propoganda mashtruese serbe. Mosreagimi perben tradheti.
Pas diku 25 vitesh, Kruja do jetë destinacioni i dytë, për të kaluar në Malin Tomor, prej andej, pas 50 vitesh, gjymtyrët e fantazisë shoveniste serbe do kalohen në HËNË:
Ministria e Brendshme e Serbisë bën filma kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë dhe ky Edi "kosmospolitisi" bën dashuri me gebellsin serb, Vučić! Çka duhet të ndodhë që ky leshko ynë që vizaton flutura në zyrën kryeministrore ta kuptoj që Serbia po e përdorë për nevoja të veta shoveniste?
Pa qi nanen Shiqere, krejt çka ka shkruar gazeta Serbe asht e vertetë. Rjepja per shkuljen e organeve të ushtarve dhe femijve Shkie të Serbisë, ka ndodhur në 2 vende në Shiftari. Njëri vend ishte tek shtepia e verdhë në malet e Matit, dhe tjetri vend ishte në afersi të Rinasit, ashtu siç thot shtypi i lirë dhe i pavarur Serb. Vendin e parë e ka diktuar, vertetuar, filmuar dhe dokumentuar vajza ime Argita, me Lulin dhe shokun Dik Marty, të cilët ishin të parët që alarmuan Serbinë dhe Botën. Kurse në vendin e dytë, në afersi të Rinasit, e kam parë unë vetë thertoren ku rjepeshin ushtarët dhe femijët Serb për t'jua shkulur organet dhe për ti shitur. I kam parë unë personalisht, tezgat që i,kishin vendosur në rrugë, tezga të cilat ishin plot me organe të ushtarve dhe të femijve Serbë,të cilat ishin mbushur me akull per ti ruajtur të freskëta. Keto organe, i shisnin me kandar disa Kosovarë, por unë kam njohur vetëm dy prej tyre, dhe keta ishin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, të cilët kishin veshur një perparse të bardhë dhe me kandar në dorë, thërrisnin me zë të lartë "hajde hajde, organe shkijesh me ble, të freskëta dhe jo të shtrenjta". Pa qi nanen Shiqere asht e vertetë, i kam pa me sytë e mi, bile bile kam edhe deshmitar, si Azem Hajdarin dhe Sali Lushen. Unë jam kunder krimeve, e mbi të gjitha krimeve të luftës. Po lajmeroj Hagen, drejtesinë e Beogradit dhe shypin e lir Serb, që unë Sali Berisha, i biri i Vukit dhe i Shugares, i lindur në Viçidol të Tropojës, kam dokumenta për këtë thertore afer Rinasit, dhe jam gati me deshmue publikisht per keto krime që ka bërë organizata terroriste e quajtur UÇK, gjatë sulmit të tyre terrorist kunder Serbisë. Pa qi nanen Shugare, krejt çka shkruaj asht e vertetë.