Pse po afrohet rikthimi i Alexis Cipras në krye të qeverisë greke?

25 Nëntor 2025, 17:40Rajoni TEMA

 

Pse po afrohet rikthimi i Alexis Cipras në krye të qeverisë

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Rikthimi i Alexis Cipras në qendër të zhvillimeve politike greke po duket çdo ditë e më i pashmangshëm. Për shumë analistë dhe vëzhgues të brendshëm, pyetja nuk është më nëse ish-kryeministri do të rikthehet, por kur. Ky rikthim po ushqehet si nga situata e brishtë e qeverisë aktuale, ashtu edhe nga kapitali personal politik që Cipras ka ruajtur ndër vite.

Pse po afrohet rikthimi i Alexis Cipras në krye të qeverisë

E kam njohur Cipras në periudhat më të vështira politike, në fund të viteve 2000, kur ai sapo kishte marrë drejtimin e partisë së vogël Sinaspizmos, të cilën e transformoi në SYRIZA, një forcë që nuk kalonte 5%. Me energji, karizëm dhe aftësi të rralla për të lexuar momentin, ai e shndërroi këtë parti të vogël në alternativën e vetme të majtë dhe e solli në pushtet për një kohë rekord. Takimi ynë i parë në vitin 2007, gjatë konferencës së tij vjetore me korrespondentët e huaj, e dëshmonte vendosmërinë e tij për t’u bërë faktor i rëndësishëm politik në Greqi.

Cipras mbetet një figurë e pazakontë në realitetin politik grek, i papërlyer me korrupsionin që ka shoqëruar shumë nga paraardhësit e tij, i sinqertë në qëndrime dhe i aftë të ndërmarrë vendime të vështira. Premtimi i tij për të nxjerrë Greqinë nga kriza ekonomike, megjithë masat tepër të ashpra që u aplikuan, rezultoi vendimtar për të mbajtur vendin brenda eurozonës dhe për të shmangur kthimin te dhrahmia, gjë që do të kishte pasur pasoja katastrofike.

Largimi i tij nga qeveria në vitin 2019 nuk ishte rezultat skandalesh apo abuzimesh, por pasoja e guximit për të zgjidhur çështjen historike të emrit me Maqedoninë e Veriut, një çështje tejet e ndjeshme për opinionin grek. Marrëveshja e Prespës, e cilësuar sot si një prej akteve më të rëndësishme politike të dekadës në Ballkan, i kushtoi atij politikisht në atë moment, por po i kthehet në meritë ndërsa koha kalon.

Ajo që e diferencon Cipras nga shumë politikanë të tjerë është ndershmëria politike në momentin e humbjes. Ai u largua vullnetarisht nga drejtimi i SYRIZA-s pas përplasjeve të brendshme, duke i hapur rrugën krijimit të një partie të re, të cilën e paraqet si projektin politik të së ardhmes së Greqisë. Pas largimit të tij, është e qartë se SYRIZA mbeti pa busull, ndërsa figura e Cipras u zhvendos nga niveli partiak në atë të liderit popullor.

Ndërkohë, qeveria e Kyriakos Mitsotakis po lëkundet nga një seri skandalesh dhe tragjedish që kanë goditur rëndë besimin e publikut. Tragjedia e trenit në Tempi, me 58 viktima, mes tyre edhe shqiptarë, u kthye në simbol të dështimit institucional dhe të mungesës së përgjegjësisë politike. Skandali i fondeve të BE-së në Ministrinë e Bujqësisë, ku miliona euro u përvetësuan për blegtori fiktive, ka rënduar edhe më shumë imazhin e qeverisë, e cila nuk ka ndërmarrë masa të dukshme ndëshkuese ndaj ministrave të përfshirë. Në këtë klimë të rënduar, sondazhet tregojnë rënie të partisë në pushtet dhe rritje të forcës së re politike të Cipras.

Publikimi i librit të tij “Itaka” ka shtuar edhe më shumë interesin ndaj figurës së tij. Libri, i cili rrëfen prapaskenat e krizës greke dhe vendimet e vështira të qeverisjes së tij, ka trazuar politikën greke në nivelet më të larta.

Ky botim nuk është vetëm një rrëfim personal, por një panoramë e brendshme e krizës greke dhe një shpjegim i betejave të tij politike. Débatet që libri ka hapur janë të fuqishme dhe përfshijnë reagime nga figura kryesore të politikës greke.

Dora Bakoyannis, ish ministre e jashtme dhe motra e kryeministrit aktual, ka dhënë një vlerësim të papritur për të: “Partia e ardhshme e Cipras do të jetë partia më e mirë-drejtuar nga një lider që Greqia ka parë ndonjëherë. Ai është njeriu që vendos ritmin, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar.” Një deklaratë e tillë, që vjen nga një prej kundërshtareve të tij më të vjetra, nuk është vetëm analizë politike, por edhe pranim i realitetit të ri që po formohet në Greqi.

Rritja e mbështetjes për Cipras është e dukshme edhe tek komuniteti shqiptar në Greqi, i cili historikisht ka parë te ai një figurë që ka mbrojtur të drejtat e emigrantëve dhe ka lehtësuar integrimin e tyre social. Ky komunitet, i cili përbën një forcë të rëndësishme elektorale, mund të bëhet vendimtar në rikthimin e tij.

Në politikë, momenti është vendimtar. Sot, momenti i Cipras duket se po afron. Skandalet, pakënaqësia shoqërore, dobësimi i qeverisë dhe prezenca e një lideri karizmatik me përvojë qeverisëse po përplasen në një pikë që mund ta rikthejë atë në pushtet. Dhe kur edhe kundërshtarët e tij të hapur pranojnë rikthimin e mundshëm, duket se në horizont po shfaqet një kapitull i ri për politikën greke, një kapitull ku Alexis Cipras ka çdo arsye të besojë se do të luajë sërish rolin kryesor.

Për ta përbledhur, 5 janë  pikat kyçe  që e bëjnë rikthimin e Cipras në realitetin e afërt: 1. Karizma:  Ai mbetet figura më magnetike e së majtës greke dhe një nga të paktët politikanë që ngjall entuziazëm, jo thjesht vota pasive.

2. Kredibiliteti personal: Nuk ka lidhje me korrupsionin, një element i rrallë në politikën greke dhe faktor vendimtar në kohë skandalesh të mëdha.

3. Trashëgimia politike: Marrëveshja e Prespës sot shihet si sukses historik, jo gabim politik. Kjo po i rikthën pikë.

4. Dobësimi i qeverisë Mitsotakis:  Skandalet, tragjeditë dhe mungesa e reformave reale kanë krijuar një valë pakënaqësie që kërkon kanalizim.

5. Mobilizimi i emigrantëve: Komuniteti shqiptar në Greqi, një faktor elektoral i rëndësishëm, e sheh Cipras si liderin më të afërt me ta në aspektin social dhe ligjor.

 

10 Komente

  1. S
    Shaqo

    O Mero, do ta heqesh ate gjarperin nga skena, se duket sikur do te pickoje mbasi perfundon leximin e shkrimit, eshte i neveritshem.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Troc edhe pse disa do me urrejne

      Greku popull kushuri me ne pavaresisht fese .... Per ne Shqiptaret (e Shqiperise) nuk ka popull tjeter qe te jete aq i ngjashem.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Une nuk te urrej, mendoj je se paku naiv ose me shume trushperlare.. nga propoganda greke.. Ti ndan shqiptaret… e bashkon greket! Ndoshta je antishptare ? Mos u fsheh ka shume sllavogrek te tille, por jane te humbur Kush ka sy e shiikon

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elefteripidhis

          Ja thuaja nje “greku “ kete!!!!edhe majmunat behen miq,,!!kurse “greket “ e pabesueshme,,…kurree

          Përgjigjjuni
          1. t
            tfgs

            grekeve u kemi bere koken, jane shqiptare orthodhokse te radikalizuar

            Përgjigjjuni
          2. K
            K O R C A

            . . . . . Sepse Aleksis Tsipras ishte dhe eshte politikani me i moderuar qe ka nxjerre e majta europiane , por qe si te tille , nuk e honeps dot Kisha Greke qe eshte mbi institucionet shteterore dhe luan nje rol tejet reaksionar per ate popull ! Deri kur te vije dita qe Greqia te behet nje shtet laik modern , me demokraci solide e te vertete , do vazhdojne te hiqen zvarre per hunde nga kisha !

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mixha

              "kepucar, rri te kepucet!"

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Cipra ishte një populist i të majtës radikale që mundi të qeverisi falë bashkëpunimit me një parti populiste të së djathtës ekstreme!!! Arsyeja e vetme ishte se populli i zhgënjyer humbi besimin ndaj partive tradicionale, demokratët e Demokracisë së Re dhe socialistët e PASOK-ut dhe shpresonte se një politikan i ri dhe i "pastër" nga skandalet që çuan në krizën greke do shpëtonte Greqinë. Përfundimi, një qeverisje me ide konfuze dhe deri të rrezikshme mbi të ardhmen e Greqisë dhe pa mundur të japi zgjidhje për daljen nga kriza duke çuar këtë parti në opozitë dhe shpërbërje. Partia e Ciprës është shpërbërë sot në 3-4 parti të vogla që së bashku nuk kapin as 10%, por më e rëndësishmja është se partia e re e Ciprës që përpiqet të riformojë do e ketë më të lehtë të bashkëpunojë me Demokracinë e Re se sa të bashkojë përsëri ish miqtë e tij të së majtës që sot janë kthyer në armiq të tij! Politikisht Cipra ngelet një ieksperiment ideologjik i konsumuar dhe i hedhur përfundimisht në koshin e plehrave!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dembabadem

                  Cipra nuk fiton ne Greqi, sepse Greqia nga mentaliteti eshte ne shekullin e 19'te.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pika

                    Tani se kujte I plasi hotdogu per cipron,vetem ky Caka e di,,apo thote qe kam fotografi,,epo kjo pike e zeze

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje