Qeveria greke kërkon nga bankat uljen e tarifave për 12 kategori shërbimesh

5 Dhjetor 2022, 21:40Rajoni TEMA

Qeveria greke kërkon nga bankat uljen e tarifave për 12 kategori

Qeveria greke u ka kërkuar bankave lokale që të rishohin me ulje 12 kategori komisionesh që u ngarkohen klienteve për shërbime të ndryshme. 

P.sh tarifat për dërgesa parash përmes internetit apo mobile banking që shkojnë 4-5 euro, tërheqja e parave nga një bankomat i ndryshëm nga ai ku ke llogarinë që shkon diku te 2.5 euro, vlerësimi i aplikimit për hipotekat që shkon te 500 euro; të gjitha sipas ekzekutivit grek duhen rishkikuar. 
 
Për kreditë, vlerësimi i një kërkesë për kredi shkon 50 euro, lëshimi i një deklarate bankare 20 euro, duke vijuar më tej me listën e shërbimeve të tjera. Kërkesa formalisht është bërë nga ministri i Financave Christos Staikouras që ka kërkuar heqjen e tarifës së remitancave gjithashtu. 

2 Komente

  1. P
    Patra

    SI TË BËHESH GREK https://www.youtube.com/watch?v=YrQsJKqmi90

    1. V
      Vladimir

      Po bankat tona qe kerkojne 14 euro komision per 150 euro trasferte, si i behet?

      Lini një Përgjigje