Bërnabiç: Vuçiç duhet të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të përballet me hipokrizinë

5 Dhjetor 2022, 09:27Rajoni TEMA

Bërnabiç: Vuçiç duhet të shkojë në

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Bërnabiç tha se është e rëndësishme që të shkohet në samit, sepse sipas saj, atje askush nuk ka kredibilitet dhe se nuk mund të përballet me hipokrizinë si Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.


“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tjheksoi kryeministrja dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka tolerancë dhe qëndrueshmëri si Aleksandër Vuçiq.

“Në atë mënyrë ka luftuar dhe ka fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, sipas saj.

Disa ditë më parë, Vuçiç u shpreh se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për shkak të reagimit që ai e cilësoi “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit Albin Kurti.

2 Komente

  1. i
    illyrian

    Ne shqiptarët kemi një shprehje i pabesi të vret natën e të qan ditën, kështu jeni edhe ju, ti bashkë me Vuçiçin tënd...

    1. S
      Serbia ky Shtet Kriminel ne mes te Ballkkanit

      Shteti Terrorist serb duhet te izolohet plotesishte nga Bota sepse perben rrezik per Shoqerine Njerezore . Te gjitha Krimet qe Serbet kane bere ne Ballkan me civilet e paarmatosur i njeh me se miri gjithe Opinionin Boterore nderkohe qe kta "s'i njohin" pasi kan zbukuar nji Metode te re Hiporizie prej karagjozi , me bo me qesh Boten mbare _ duke enderruar veten e vet si nga Kriminelat e Ballkanit ne Viktima (kaq te pafytyre s'mundet me qen para Njerzimit -sepse duken si Njerez ne pamje jo Kafshe) dhe e forta eshte se ,Viktimat e tyre i quajn Kriminel !!!!!!! Nji Llogjike e tille Kriminelesh te pafytyre para Realitetit e te Vertetes i gjen me qillo vetem ne Serbi sa shpesh te krijohet pershtypja se ke te bensh me nji rrace Psikopatesh sepse egersine prej Kafshe e tregojne kudo behen bashke ._________ Skandal ne Ballkan ! ___________ Mos te vij ne Shqiperi kllouni President sepse ju na bone me qesh edhe keshtu ,pa qen prezent o Te Cmendurit e Botes

      Lini një Përgjigje