
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, në Budva të Malit të Zi, të hënën, Abazoviq tha se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.
“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton (“Ballkanin e Hapur”) vetëm sepse është kundër çdo gjëje për çka është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviq.
“Problemet personale në politikë shpeshherë e përjashtojnë mundësinë për ndonjë lloj vizioni”, shtoi ai.
Abazoviq tha se ai e mbështet çdo nismë për bashkëpunim rajonal, pavarësisht se nga vjen.
“Unë nuk angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo për ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, theksoi Abazoviq.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ndaj komentit të Abazoviqit.
“Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokraci dhe se a është dikush ish-ministër i propagandës i regjimit të (Slobodan) Milosheviqit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që do të dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je (Volodymyr) Zelensky apo (Vladimir) Putin”, tha Osmani.
“Në qoftë se nuk ncjerrim mësime nga e kaluara nuk do te jemi në gjendje të ecim në rrugën e drejtë sot derisa të përballemi me luftën sin ë Ukrainë”, theksoi Presidentja e Kosovës.
Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, por Serbia vazhdon t’i mbyllë të gjitha rrugët e bashkëpunimit me Kosovën.
“Ia kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit vendit që ka kryer gjenocid ndaj nesh, pavarësisht se nuk ka kërkuar falje, pavarësisht se nuk kemi parë asnjë lloj pendese nga ana e tyre, pavarësisht se a janë burgosur kriminelët apo a janë nxjerrë para drejtësisë, pavarësisht se ende i kemi rreth 2000 të pagjetur prej përfundimit të luftës, vendit që fle mbi varrezat masive. Si mund të tregojmë më shumë sesa në këtë mënyrë të shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit?”, theksoi Osmani
Abazoviq, duke iu kundërpërgjigjur Osmanit, tha se nuk e kupton pozicionin e Kosovës ndaj nismës “Ballkani i Hapur’.
“Si ka mundësi që ju, me shumë gjasë, në Procesin e Berlinit, do të uleni me të njëjtët njerëz që, fatkeqësisht, nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Ohri (ku do të mbahet takimi i ardhshëm i nisms ‘Ballkani i Hapur’) është problem? Kjo është ajo që unë nuk e kuptoj”, tha Abazoviq.
Ai tha se në takimin e nismës “Ballkani i Hapur” që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Ohër të Maqedonisë, do të marrë pjesë si mysafir.
Nisma “Ballkani i Hapur” është inicuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atyre u është bashkuar më pas edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar t’i bashkohen kësaj nisme. Refuzuesit e kësaj nisme thonë se “Ballkani i Hapur” është si nismë paralele për Procesin e Berlinit, I cili synon mbështetjen e vendeve të ballkanit Perëndimor për të arritur sa më parë standardet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Faktorët ndërkombëtarë deri më sot e kanë shmangur deklarimin e qartë lidhur me nismën, ndonëse në parim e vlerësojnë çdo nismë që ndikon në rritjen e bashkëpunimit në rajon.
Sidoqoftë, pothuajse të gjithë kanë thënë se kjo nismë është gjë e mirë, në qoftë se në të përfshihen të gjitha vendet e rajonit.
Ballkan i hapur eshte kopje e Benelux .Abazi ka te drejte kur thote ju bashkpunoni me Serbine me procesin e Berlinit dhe jo me Ballkan i hapur kur eshte e njejta MONEDHE te kuptosh provincialet e krahines multi-etnike Serbe kosovo duhet te kesh lindur ne koqevari megjithate ballkani hapur eshtd i mjaftueshem per Shqiperine dhe Serbine te tjeret jane kote
Bardhyl, qenke serb. Pse e quan Kosoven province multi etnike serbe, apo nuk e di qe eshte shtet i pavarur?
Kjo dhe lideri i saj vuajne nga Deliri i madheshtise,Keta jane me kunder kosoves se sa kosovaret vete
Viosa i bie te njejtit kazan per dite.E kane kapur,si kjo dhe Kurti me Ballkanine Hapur,dhe si Kokderra qe jane,per inat te Edit,nuk e pranojne kurre.Moj Viosa,hapni kufijte,beni me shume tregti me te gjitha vendet,jo vetem me Serbine,qe beni mbi 50 per qind te tregtise,dhe atehere merruni me inatet qe keni per Edin.Keni mbi nje vit ne qeverisje,nuk keni asnje njohje nga Bota,Me vizat po tallen me ju,dhe per te gjitha keto Budallalleqe te politikaneve ne kosove,vuan populli i shkrete.Nuk e kuptoj,ku eshte ndryshimi qe populli e kerkoj me Kurti dhe Viosen.Perseri ka korrupsion,zgjedhje te familjareve ne postet drejtuese,varferi,papunesi,kundravenie Amerikes per shume probleme (si gazi),votinet Serbe,etj,etj.Mblidhni mendien or politikane,cfare do te behet me kete popull ne Kosove.
Shikoni cfar derr maloku eshte ky "BARDHYLI NGA KOSOVA.... rob i trashe...
Eshte fatkeqsi qe kosova drejtohet nga keto njerez. Keto gjoja luftojne per bisedime e njohje me serbine, nga ana tjeter nuk duan ballkanin e hapur, perse? Me e hapur eshte kosova me serbine se shqiperia. Pastaj kurti apo osmani duhet te kene parasysh se problemet e pazgjidhura behen gangrene, shih boten. USA vertete e mnron kosoven por edhe sakrificat kane nje fund. Prendaj duhet te bisdohet e te zgjidhen problemet tani qe edhe USA eshte e interesuar, pa po u largua USA kosova eshte nje kafshte e lehte per serbine, apo do ta mbroje komandanti suprem vjosa osmani? O zot!
Vjosa Osmani dhe Dritan Viçi kanë studiuar në shkollat e Jugosllavis libra Sërbo-kroat të përkthyera në shqip., si një kuqkë me relation anal që do të martohet për her të parë.
Bobo, cfare kafshe eshte kjo! Ne fakt veshtire te dalin lider te vertete nga nje popullate analfabete dhe te prapambetur si kosovaret. Keto majmuna vetem per probleme jane.