Rivali i Erdogan Kiliçdaroglu nuk e pranon humbjen: Kërkon vijimin e "luftës për demokraci"

28 Maj 2023, 21:50Rajoni TEMA

Rivali i Erdogan Kiliçdaroglu nuk e pranon humbjen: Kërkon vijimin e

Pas humbjes në balotazhin e të dielës, Kemal Kiliçdaroglu u ka kërkuar mbështetësve të vazhdojnë luftën për demokraci.

Ai shtoi se këto zgjedhje treguan vullnetin e njerëzve për të ndryshuar një qeveri autoritare.

Kundërshtari i Erdoganit dënoi regjimin autoritar të presidentit dhe i quajti zgjedhje të padrejta.

“Duhet ta dini se ne do të qëndrojmë kundër atyre vështirësive që na presin”, thotë ai.

Ajo që ai nuk bëri ishte të pranonte humbjen – edhe nëse të gjitha rezultatet po shkojnë në atë drejtim.

Ai falënderoi 25 milionë turqit që votuan për të, me brohoritje të forta në auditor.

Erdogan po merr 52.09% të votave, Kiliçdaroglu 47.91% me 98.37% të fletëve të votimit të numëruara.

3 Komente

  1. P
    Populli vendos

    Po kjo pune keshtu , pranon te futet ne zgjedhje e me ne fund , nuk ishin zgjedhe te rregullta po te fitonte ishin te rregullta , tepke si Saliu i jone edhe Saliu ku fitoi nuk thote ku humbi konteston .

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte lezhenda dhe zagaret

      Paska Sali dhe ne Turqi !!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

        Merr dhe zagaret e SALIUT dhe beni REVOLUCIONIN. ZOT FALI !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje