Gazetarja serbe i nxjerr “të palarat” mediave që mbështeten nga Vuçiç: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

28 Maj 2023, 18:00Rajoni TEMA

 

Gazetarja serbe i nxjerr “të palarat” mediave që

Gazetarja serbe Vera Rankoviç ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiçit kanë raportuar në mënyrë të pavërtetë rreth gjendjes ndodhur, dy ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviç me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiçit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.

“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiçit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’”, shkruan Rankoviç.

“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiçit dhe Radojçiçit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiçi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiç do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiçit?”, pyet Rankoviç.

“Mos përdorni tituj nxitës si Informer”, përfundon gazetarja serbe.

1 Komente

  1. *
    *****

    Eshte mese e verete, kjo ishte nje ngjarje e mireorganizuar per t'ju kunderpergjigjur protestave masive popullore serbe kunder pinjollit te politikes se Milloshevicit, Aleksander Vucic. Dhuna ne Kosove dhe nxitja e konfliktit eshte inskenuar per te ndyrshuar sentimentin e protestave mbarekombetare serbe per dorehqejen e Vucicit. Albini me pershkallezimin e dhunes, con uje ne duvane e Vucicit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje