Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Vuçiç nga partia?

28 Maj 2023, 10:49Rajoni TEMA

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Vuçiç nga

Dorëheqja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç nga pozita e kryetarit të partisë s’ka kaluar pa rënë në syrin e mediave të mëdha botërore. Associated Press e cilëson këtë lëvizje si një taktikë për të krijuar një lëvizje më të gjerë politike për shkak se po përballet me një valë protestash anti-qeveritare, shkruan Danas.

Sipas tyre, Vuçiç shpesh është kritikuar që po vazhdon të mbajë dy pozita, atë të presidentit dhe të kryetarit të partisë. Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e presidentit të Serbisë për të rigrupuar sa më shumë njerëz pas një dekade pushtet dhe pas presionit publik gjithmonë e më shumë në rritje.

Associated Press përmend protestat masive që po organizohen pas dy ngjarjeve tragjike, dhe përmenden gjithashtu edhe akuzat e protestuesve drejt qeverisë për krijimin e një atmosfere me gjuhë urrjetjeje kundër kundërshtarëve politikë dhe fushatat e pamëshirshme propagandistike në mediat kryesore serbe.

Agjencia amerikane shkruan se partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë demonstratat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent, heqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive pro-qeveritare dhe shkarkimin e organit të monitorimit të medias.


Ndërkohë për lëvizjen e re të presidentit të Serbisë ka shkruar edhe mediumi francez FP, duke thënë se mitingu i orgnaizuar të premten ngjante me një fushatë elektorale.

'France Press' raportoi deklaratën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID), Bojan Klaçar, i cili ka thënë se krijimi i një lëvizje të re politikë shtë “një mënyrë për të kapërcyer krizat që potencialisht mund të shpërthejnë brenda SNS”.

Klaçar shtoi se Vuçiç dëshiron të sigurojë një mandat tjetër politik duke krijuar një lëvizje të re.

Me sugjerimin e Vuçiçit, kryetar i SNS-së u zgjodh ministri aktual i Mbrojtjes Millosh Vucevic. Partia e Vucicit është përballur me një presion të madh publik për gati një muaj, pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, në të cilat 18 persona, përfshirë nëntë studentë, u vranë në një shkollë në Beograd.

Që atëherë, disa dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga opozita, dalin në rrugët e Beogradit një herë në javë për të protestuar kundër dhunës në media dhe në sferën politike.

4 Komente

  1. R
    Raifi

    Kujdes o komentuesit e Edi Romës, të parapaguar në këtë gazetë mos rastësisht shkruani gjë kunder Vuçiqit se bëhet hataja,Edi Rama ju denon po ja shat vëllanë siamez.Keni kënd të shani Kosovën,kosovarët,Albin, Vjosën e të ngjashëm.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Raif, une nuk e njoh nga afer Edi Ramen, se jetioj ne Amerike, por sipas vezhgimeve te mia, kreu i Partise Socialiste njekoheshisht edhe kryeminister i Shqiperise eshte nje diplomat i lindur; nese jeton ne Shqiperi vleresoje kete fakt.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Botnori

      Paska dhe Serbia Azem Hajdarat e vet...

      Përgjigjjuni
      1. *
        *****

        Dorehqeja nga lidershipi i partise nuk limiton pushteitin e Aleksander Vucicit, pasi ai vazhdon te qendroje si kryetar shteti. Ndezja e konfliktit ne Kosove dhe imobilizimi i trupave ushatarke serbe ne kufi eshte karta e Vucicit qe luan per te mbajtur rolin e mbrojtesit te intereseva serbe ne nje shkalle me te gjere ne rajon. Ne kete kohe kur Beogradi ishte ne diten e katert te portestave masive kunder qeverise aktuale, shfaqet papritur nje konflikt ne Kosove dhe nje kunderproteste ne mbeshtetje te Vucicit te organizuar me autobuza qe nisen edhe nga trojet e Kosoves. Konflikt i inskenuar dhe mire orkestruar pikerisht ne momentin kyc ku populli serb kerkon ndryshim nga e kaluara e dhunes, duke kerkuar doreheqjen e mbetjeve te fundit te pinjolleve te kabnitetit te Milloshevicit. Nese Albin Kurti vazhdon retoriken e dhunes, nuk ben asgje tjeter vetem se justifikon kendveshtrimin e Vucicit ne lidhje me qasjen qe ka me politiken e jashtme. Pinjollet e politikes se Milloshevicit nuk i heq nga karrigia e pushtetit muskuli fraxhil i Albinit, por vetem vullneti i popullit serb qe kerkon te jetoje ne prosperitet ashtu sic kerkon te jetoje cdo popull tjeter i rajnoit. Kryenecesia e Albinit ne kete moment vetem cimenton qendrimin e Vucicit ne pushtet sa me gjate.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje