Perëndimi reagoi ashpër për tensionet në veri, habit Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

28 Maj 2023, 09:03Rajoni TEMA

Perëndimi reagoi ashpër për tensionet në veri, habit Kurti:

Dy ditë më parë në veri të Kosovës u regjistruar përplasje të dhunshme mes policisë kosovare dhe serbëve lokalë për shkak se u bë betimi i tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit.

Në lidhje me këto veprime, ndërkombëtarët si ShBA ashtu dhe BE, reaguan ashpër ku dënuan sjelljes e policisë, i bën apel Kurtit që të tërhiqej nga provokimet. 

Madje, në një reagim zyrtar DASH paralajmëronte Kurtin se nëse nuk tërhiqet do të ketë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-ShBA.

Por, i pyetur mbrëmjen e kësaj të shtune nga mediat kosovare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pavrësisht kritikave të shumta që ka marrë, deklaroi se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna.

“Unë iu bashkangjita dhe e falenderojë shumë për ftesën. Por, sa i përkët ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndëshime të theksohet është që krejt cka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet ti shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje.

Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

Lini një Përgjigje