
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i quan absurde veprimet që shkaktuan tensione ditën e djeshme në veri të Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp, diplomati tha me tone të ashpra se “mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”.
“Dje kam vendosur spontanisht të vij në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi.
Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku.
E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e OHrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme.
Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura
Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së.
Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyc. Mirëpo, veprimet në teren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mençur politikisht, disa mund të jenë toksike.”-tha Sarrazin gjatë deklaratës për shtyp.
Të gjithë sulmojnë viktimën kur ajo përpiqet të lirohet paksa nga thonjtë e agresorit sa për të marrë pakëz frymë. Vuçiç fashisti, që komandon si lodra serbët e Kosovës, nga politikanët ndërkombëtarë shihet si engjëll dhe ai këtë e përdor për ta çuar deri në fund planin e destabilizimit në Kosovë e rajon. Sjellja agresive e Vuçiçit është produkt i drejtpërdrejtë i mbështetjes që i japin sjelljes e veprimeve të tij ndërkombëtarët, përfshi edhe shpëtimtarin më të adhuruar të kosovarëve, Amerikën.