Spahiu: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës

28 Maj 2023, 14:55Rajoni TEMA

Spahiu: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Kurti s’e mbron dot

Jursiti Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Veri të Kosovës është një ngjarje e rëndë e cila nuk u menaxhua siç duhet nga qeveria e Albin Kurtit.

Ai tha se pa mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të mund ta ruante sovranitetin e vendit asnjë ditë të vetme.

“Nëse tërhiqen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nga kosova, për sa orë mund ta ruajë sovranitetit e vetë albin Kurti?

Albin Kurti është i paaftë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, pa mbështetjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ne luftuam për shekuj dhe nuk e fituam pavarësinë e Kosovës.

Ne e fituam pasi paraardhësi i Blinken derdhi lot, deri gjak dhe derdhi miliarda dollarë për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Tani na del një lider atje dhe na thotë se ne jemi sovranist. Nuk ka dëm më të madh se sovranizmi kundër SHBA-së dhe BE-së, ky është anti-shqiptarizëm dhe mision anti-kombëtar”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

1 Komente

  1. k
    k

    E mbron ajo tithlopa presidente. Dhi të zgjebosura dhe të dhier në brekë dhe fodullë e arrogantë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje